REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

11.9.2015

Avokati i Popullit ka pritur grupin e fëmijëve ROR

11 shtator 2015 – Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka pritur sot në Zyrën Qendrore të IAP-së në Prishtinë, grupin e udhëhequr nga fëmijët ROR – Respect our Rights ( Respekto të Drejtat tona).


Në këtë takim, Avokatit të Popullit i janë dorëzuar të listuara shpresat e fëmijëve të Kosovës deri më vitin 2030, me qëllim të avokimit të përbashkët tek institucionet vendore për realizimin e tyre. Fëmijët e grupit ROR, i themeluar nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit dhe nga Save the Children, e njoftuan z. Jashari se shpresat dhe rekomandimet deri më 2030 edhe nga fëmijët e Kosovës do të bëhen bashkë me thirrjet e fëmijëve nga mbarë bota dhe do t’u prezantohen udhëheqësve botërorë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 25 shtator 2015.



Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ju ka shprehur mbështetjen dhe përkrahjen e institucionit që ai udhëheq dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tutje punën që kanë nisur, duke rikujtuar se kjo është njëra nga mënyrat  që të kemi mbrojtës të devotshëm të të drejtave të njeriut, me theks të veçantë të të drejtave të fëmjëve në Kosovë.



Takimi i realizuar sot me Avokatin e Popullit është pjesë e aktiviteteve që Save the Children ka organizuar në kuadër të fushatës globale Race for Survival ( Garës për Mbijetesë), përmes së cilës fëmijët u kërkojnë vendimmarrësve të angazhohen fuqishëm për t’i dhënë fund vdekjes së parandalueshme të fëmijëve, t'u mundësojnë fëmijëve qasje në arsimim cilësorë dhe të sigurojnë që të drejtat e tyre të jenë të njohura dhe të mbrojtura. Kësaj kampanje i janë bashkangjitur edhe fëmijët nga Kosova, duke i bërë shpresat e tyre pjesë të shpresave të përbashkëta të fëmijëve në gjithë botën.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.