REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

18.4.2017

Avokati i Popullit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë riaktualizuan Platformën “Njih të drejtat tua”

Avokati i Popullit (IAP) dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, kanë bërë sot riaktualizimin e Platformës elektronike “Njih të drejtat tua” (linku http://knowyourrightsks.org/sq/ )

Kjo Platformë elektronike, e krijuar nga Innovation Lab Kosovo (UNICEF) në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit, si institucion kyç, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, vë theksin në fushat e prioritizuara për moshat 16 – 29 vjeç: edukimin, shëndetësinë, komunitetet minoritare, punësimin, familjen, drejtësinë, angazhimin në komunitet, përfitimet sociale, fuqizimin e rinisë etj..

Platforma me një gjuhë miqësore dhe të thjeshtë ofron informacion mbi një varg ligjesh në vend, si dhe institucionet ku të rinjtë mund të drejtohen për të kërkuar zbatimin e të drejtave të garantuara sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.

Aktualisht Platforma është në proces të përfshirjes edhe të një projekti nga Iniciativa e të Rinjëve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Kosovë që do të hapte mundësinë për parashtrimin e ankesave nga ana e të rinjëve edhe tek autoritete të tjera publike që kanë për mandat fuqizimin e zbatimit të ligjit.

Tashmë, Platformës “Njih të drejtat tua”, të rinjtë mund t’i qasen edhe përmes aplikacionit të veçantë të Platformës për telefona të mençur, duke e ruajtur konsistencën me informacionin dhe mundësitë që ofron web faqja, përfshirë raportimin e rasteve apo parashtrimin e ankesave tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Në kuadër të promovimit të platformës, UNICEF Innovations Lab Kosovo prezantoi edhe Planin e veprimit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me IAP-në. Në funskion të zbatimit të aktiviteteve të parapara me këtë Plan, do të vizitohen shkolla të ndryshme nëpër shtatë komuna të Kosovës, për të prezantuar Platformën dhe njëkohësisht për të biseduar rreth të drejtave të tyre, si dhe në të njëjtën kohë do të organizohet edhe një garë për të rinjët të cilët do të mund të aplikojnë me kampanjat e tyre për të drejtat e të rinjëve dhe përdorimin e kësaj Platforme.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.