REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

01.9.2015

AVOKATI I POPULLIT VIZITOI SHOQATËN E TË VERBËRVE TË KOSOVËS

Prishtinë, 1 shtator 2015 – Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës(SHVK) dhe është takuar me z. Bujar Kadriu, kryetar i kësaj organizate që përfaqëson komunitetin e personave të verbër në gjithë territorin e Kosovës.


Me këtë rast, Avokati i Popullit është interesuar për kushtet në të cilat kjo shoqatë e zhvillon aktivitetin e vet, e po ashtu edhe për vështirësitë dhe barrierat me të cilat ballafaqohen qytetarët me aftësi të kufizuar në parë në Kosovë. Mes të tjerash, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, e ka njoftuar kryetarin e SHVK për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili i jep kompetenca shtesë Avokatit të Popullit dhe mundësi më të mëdha në mbrojtjen e kategorive të diskriminuara.


Në këtë vizitë, Avokati i Popullit i ka dorëzuar Shoqatës së të Verbërve të Kosovës një sasi të konsiderueshme të një buletini informues me Alfabetin e Brajlit, i përgatitur veçanërisht nga IAP, i cili përmban të dhëna mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe disa nga rekomandimet që  ky institucion i ka përcjellë përmes Raporteve të veta tek autoritetet publike, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, lidhur me personat me aftësi të kufizuara .


Në anën tjetër, kryetari i SHVK-së, ka falënderuar Avokatin e Popullit për vizitën dhe për materialin informues që Avokati i Popullit i ka dorëzuar sot SHVK-së, e cila do ta shpërndajë tek anëtarësia e vet, si një mundësi që kjo kategori e qytetarëve të Kosovës të dijë më tepër për rolin dhe mandatin e Avokatit të Populli, si kategori kushtetuese që mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Kryetari i kësaj shoqate, po ashtu e informoi z. Jashari lidhur me veprimtarinë që ata zhvillojnë dhe shërbimet profesionale/asistuese të veçanta që ata i ofrojnë për personat e verbër, bazuar në Ligjin përkatës për Persona të Verbër.


Po ashtu, në takim u tregua gatishmëri e dyanshme për bashkëpunim edhe më të afërt, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, me theks të veçantë qytetarëve me aftësi të kufizuara.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.