REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

23.11.2011

AVOKATI I POPULLIT VIZITOI ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTASIT QË JETOJNË NË FUSHË KOSOVË

23 nentor 2011 - Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka vizituar sot komunitetet: romë, ashkali dhe egjiptas që jetojnë në Fushë Kosovë. Në një takim të veçantë në Sallën për Integrime “Fidan Lahu” pjesëtarët e këtyre komuniteteve e kanë njoftuar nga afër Avokatin e Popullit me hallet dhe shqetësimet që kanë, qofshin ato të përbashkëta për tri komunitetet, apo shqetësime që mund t’i përkasin vetëm njërit komunitet.
Qytetarët e tre komuniteteve të pranishëm në këtë takim si dhe menaxherët e dy OJQ-ve “Balkan Sunflowers” dhe “Health for All” që janë shumë aktive, kanë shpërfaqur vështirësitë që ata kanë. Shqetësimi i cili u përmend nga të gjithë folësit ishte papunësia e madhe tek pjesëtarët e këtyre tre komuniteteve dhe si pasojë e kësaj edhe kushtet e vështira të jetës.
Gjithashtu u përmend fakti se ata nuk ndjehen të diskriminuar sa i përket kujdesit shëndetësor, as të lënë padore dhe as të diskriminuar nga ana e mjekëve, por në anën tjetër nuk kanë mundësi të blejnë barnat që u përshkruhen dhe as të sigurojnë tretmanin e mëpastajmë mjekësor që nevojitet.
Po ashtu pjesëtarët e komunitetit egjiptas dhe ashkali shprehën kërkesën e tyre për të pasur mundësinë e emisioneve te rregullta televizive dedikuar këtyre dy komuniteteve, ku ata do të mund të shprehnin identitetin dhe kulturën e tyre.
Sa i përket shkollimit ata u shprehën se gjendja është më e mirë në krahasim me vite më parë , e gjithashtu thanë se nuk kanë probleme me lirinë e lëvizjes.
Avokati i Popullit u tha se shqetësimet e tyre do të jenë pjesë e raporteve që u adresohen institucioneve mbi gjendjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përpjekjet e përbashkëta që Kosova vërtetë të jetë vend ku të gjithë qytetarët e saj të ndjehen dhe të jenë të barabartë.
Pas takimit, Avokati i Popullit ka vizituar Lagjen 28 edhe Lagjen 29 në Fushë Kosovë, ku jetojnë pjestarë të komuniteteve: romë, ashkali dhe egjiptas.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.