REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

13.10.2015

AVOKATI I POPULLIT VIZITOI LIPJANIN

13 tetor 2015 – Sot, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka vizituar Lipjanin dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Imri Ahmeti. Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i përbashkët i mundësive të bashkëpunimit, me qëllim interesin e qytetarëve, e  në suaza të kësaj, rritjen e efektivitetit në zgjidhjen e rasteve që paraqiten në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) e që kanë të bëjnë me komunën e Lipjanit. Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështje të tjera, të cilat kërkojnë edhe angazhimin e institucioneve qendrore  për t’u tejkaluar . Avokati i Popullit dhe kryetari i Komunës së Lipjanit u dakorduan për kontakte të vazhdueshme me instancat përkatëse ndërmjet dy institucioneve, gjë që do të kontribuojë në komunikim efikas ndërinstitucional dhe maksimizimin e shërbimeve të mira publike.


Po ashtu, në kuadër të vizitave dhe kontakteve të rregullta që IAP ka me institucionet korrektuese dhe qendrat e ndalimit, Avokati i Popullit ka qëndruar sot edhe në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, me ç’ rast ka takuar drejtorin e kësaj Qendre, z.  Heset Loku. Takimi u fokusua mbi mundësitë që u ofrohen kryesisht të miturve sa i përket arsimimit të tyre gjatë kohës sa mbahen aty, si dhe u bisedua mbi vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet menaxhmenti dhe stafi i kësaj Qendre. Në takim u vlerësua dyanshëm edhe bashkëpunimi i ndërsjellë që IAP dhe Qendra Korrektuese në Lipjan kanë mes vete.


Në kthim, Avokati i Popullit ndaloi dhe në Qendrën për Azilkërkues, e vendosur në Magure të Komunës së Lipjanit, ku u takua me udhëheqësin e kësaj Qendre, z. Fitim Zariqi me të cilin u bisedua me punën dhe kushtet që ofrohen këtu, për ata persona që kërkojnë azil në vendin tonë. Gjithashtu, z. Jashari u njoftua nga z. Zariqi edhe për gatishmërinë që ka kjo Qendër, edhe në kuptimin e planifikimit, edhe në kuptimin e bashkëpunimit me institucionet e mekanizmat përkatës, që në rast fluksi azilkërkuesish apo emigrantësh, të jenë të përgatitur dhe të përmbushin standardet e kërkuara në të tilla raste. Avokati i Popullit, nga ana e tij shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, jo vetëm në kuptimin e monitorimit të respektimit të të drejtave që kanë personat që kërkojnë azil, por edhe sa i përket kontributit të institucionit që ai udhëheq, në kuadër të planifikimit strategjik, për situata kur kjo kërkohet

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.