REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

08.7.2011

AVOKATI I POPULLIT VIZITOI BANORËT QË JETOJNË NË KONTEJNERË NË FUSHËN E PAJTIMIT NË PRISHTINË

8 korrik, 2011 - Duke u ballafaquar me mospërfilljen e zyrtarëve kompetentë nëpër dyert ku kanë trokitur, banorë të Fushës së Pajtimit në Prishtinë, i janë

8 korrik, 2011 - Duke u ballafaquar me mospërfilljen e zyrtarëve kompetentë nëpër dyert ku kanë trokitur, banorë të Fushës së Pajtimit në Prishtinë, i janë drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit, si një derë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës, me kërkesën që të bëjë ç’ është e mundur që shteti dhe shoqëria e këtij vendi të mos injorojnë rrethanat e vështira të jetës së tyre.

Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Fushën e Pajtimit, ku në kontejner janë të vendosura 26 familje, shumica prej të cilave, tashmë prej disa vitesh. Gjendje e mjerueshme e kushteve të jetës! - është konstatimi i parë që secili e krijon në përballje me ambientin që takon. Banorët u takojnë të gjitha moshave e përballen dhimbshëm me realitetin që i rrethon.

Jo shumë kohë më parë, komuna e Prishtinës ka bërë ndarjen e disa banesave për raste sociale dhe në mesin atyre që aplikuan ishin edhe familjet e vendosura në kontejnerët pothuajse të shkatërruar të Fushës së Pajtimit. 11 familjeve u janë ndarë banesa, mirëpo familjet tjera janë ankuar se nuk janë respektuar kriteret e përzgjedhjes së familjeve që do të jenë përfituese.

Për ta bërë edhe më të rëndë gjendjen, Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK) ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për këto familje. Temperaturat e larta e mungesa e shpeshtë e ujit të pijes e bëjnë edhe më shqetësuese gjendjen e njerëzve që jetojnë aty, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë probleme shëndetësore, të cilat rëndohen edhe më shumë në rrethanat e kushtet në të cilat ata jetojnë.

Kësaj gjendjeje i jep shqetësim të veçantë mosinteresimi i institucioneve kompetente për të ofruar kujdesin e nevojshëm dhe strehimin adekuat. Janë dy rrafshe në të cilat Avokati i Popullit do të shqyrtojë rastin e banorëve të Fushës së Pajtimit: aspekti ligjor dhe respektimi i kritereve në përzgjedhjen e familjeve për banesat e ndara nga Komuna e Prishtinës, si dhe gjendja e përgjithshme e të gjithë banorëve në këtë vendbanim nga prizmi i kushteve elementare për një jetë normale.

Banorët e Fushës së Pajtimit kanë trokitur në Institucionet shtetërore dhe në ndërgjegjen e shoqërisë së këtij vendi. Ata janë pjesë e përditshmërisë sonë, por kushtet e jetës së tyre janë nën nivelin të cilin vendi ynë dhe shoqëria jonë mund t’ia lejojnë vetvetes. Është radha e ndërgjegjes njerëzore të dëshmojë se është ende pjesë e arsyetimeve dhe vendimeve që shteti ynë ndërmerr.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.