REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

14.1.2016

AVOKATI I POPULLIT THEMELOI MEKANIZMIN KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS

Prishtinë, 14 janar 2016 – Bazuar në nenin 17 të Ligjit të ri për Avokatin e Popullit, i cili ka hyrë në fuqi në korrik të vitit të kaluar, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka nënshkruar vendimin për themelimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (MKPT), si një strukturë e veçantë në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP).


Themelimi i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) është në pajtim me Protokollin Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT), brenda të cilit përcaktohet edhe fushëveprimi i Mekanizmit. Mekanizmi kryen inspektime të rregullta në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, burgjet, objektet e paraburgimit, qendrat e mbajtjes së imigrantëve (qendrat e azilkërkimit) institucionet e kujdesit social apo psikiatrik (shtëpitë e pleqve, shtëpitë e shëndetit mendor), qendrat e mbrojtjes së fëmijëve dhe objekteve e hapësirave të kujdesit për personat e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe çdo hapësire tjetër ku dyshohet se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Çështjet shqetësuese që identifikohen gjatë vizitave inspektuese përkthehen në raporte me rekomandime, në mënyrë që të arrihet progres sa i përket përmirësimit të trajtimit të personave të privuar nga liria dhe standardeve të kushteve fizike dhe infrastrukturës në këto hapësira, si për këta persona, po ashtu edhe për stafin që punon aty.


IAP në vazhdimësi ka monitoruar institucionet e mbyllura dhe trajtimin e personave që janë mbajtur aty, mirëpo themelimi zyrtar i mekanizmit, bazuar në OPCAT, shtron kritere dhe kërkesa të reja të inspektimit. Në këtë aspekt, veçori e re është mundësia e përfshirjes si punonjës në këtë mekanizëm, përveç juristëve, edhe e profesionistëve nga fusha të ndryshme, posaçërisht mjekë, psikologë dhe punëtorë social me përvojë në këtë fushë. Po ashtu, ligji mundëson edhe angazhimin e ekspertëve dhe personave të specializuar, të cilët do të mund të merrnin pjesë në vizitat e inspektimit dhe do të kenë të drejtat dhe obligimet e njëjta, sikurse personeli tjetër në IAP. Mundësia për të përdorur ekspertë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe konsiderohet se u sjell vlerë shtesë aktiviteteve të inspektimit nga ana e MKPT, respektivisht Avokatit të Popullit.


MKPT në realizim të funksioneve të tij ligjore, do të bashkëpunojë ngushtë me organizata të shoqërisë civile aktive dhe të specializuar të fushës. Ky bashkëpunim bazohet në ofrimin e ekspertizës cilësore, sipas standardeve të OPCAT-it, gjatë kryerjes së vizitave të rregullta në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria. Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, MKPT do të jetë pjesë e takimeve të Rrjetit të mekanizmave të Evropës Juglindore me rrjetin e Evropës të MKPT dhe gjithashtu kontakteve dhe bashkëpunimit të rregullt me Komitetin për Parandalimin e  Torturës (CPT).

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.