REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

17.6.2013

AVOKATI I POPULLIT TAKOI QYTETARË ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTAS NË LIPJAN

17 qershor 2013 - Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi me bashkëpunëtorët e tij ka mbajtur një takim me qytetarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Komunën e Lipjanit, ku mori pjesë edhe drejtori i Drejtoratit për Arsim në këtë komunë, si dhe përfaqësues nga Forumi “Sud”, Klubi Rinor nga fshati Magure dhe Gadime, OJQ-“Health of All” dhe OJQ ”Zemra e Hapur”. Në këtë takim u diskutua lidhur me edukimin , punësimin dhe zbatimin e ligjeve në jetën e përditshme.

Gjatë takimit, përfaqësues të qytetarëve të këtyre komuniteteve, paraqitën sfidat kryesore me të cilat ata përballen , sidomos në sferën e edukimit. Ata thanë se gjendja aktuale në krahasim me të kaluarën sa i përket arsimimit tregon progres, duke e ilustruar këtë me faktin se tashmë nga këto tre komunitete, gjashtë studentë janë para diplomimit.
Qytetarët e pranishëm në këtë takim theksuan problemin e papunësisë. Ata pohuan se këto komunitete ndjehen të papërfshirë në përqindjen e paraparë për komunitetet pakicë në institucionet publike dhe ofruan shembuj konkret nga rastet kur ata janë ndjerë të diskriminuar sa i përket punësimit. Lidhur me çështjen e diskriminimit në punësim, qytetarët theksuan se i janë drejtuar me një peticion me 500 nënshkrime Komunës së Lipjanit.
Avokati i Popullit i informoi të pranishmit në këtë takim për mandatin dhe kompetencat e IAP-së, duke vënë theksin mbi domosdoshmërinë e zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve, duke respektuar Marrëveshjet dhe Instrumentet Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, të cilat janë të zbatueshme drejtëpëdrejtë në Republikën e Kosovës. Ai gjithashtu foli lidhur me punën që bëhet në IAP, duke vënë theksin në punën e Departamentit kundër Diskriminimit, i cili merret me hetimin e të gjitha formave të diskriminimit, përfshirë diskriminimin në bazë të përkatësisë nacionale, gjinisë, besimit fetar, prejardhjes , moshës, përkatësisë politike etj.
Në fund të këtij takimi, z. Kurteshi shprehu gatishmërinë për të trajtuar dhe hetuar çdo ankesë që ata e drejtojnë në IAP, si dhe hapjen e IAP-së për të diskutuar mbi problemet që ata e konsiderojnë se duhen debatuar e shqyrtuar nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.