REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

07.10.2015

AVOKATI I POPULLIT TAKOI PËRFAQËSUESIT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE

7 tetor 2015 – Me iniciativën e Avokatit të Popullit, z. Hilmi Jashari u mbajt takimi i parë i përbashkët me përfaqësuesit e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), si institucione të pavarura të themeluara me Kushtetutën e vendit.


Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i përbashkët i sfidave dhe vështirësive  me të cilat këto institucione po ballafaqohen, qoftë sa u përket mekanizmave funksionalë qoftë mekanizmave  ligjorë dhe çështjeve buxhetore.


U theksua se pavarësia financiare e institucioneve të pavarura dhe sigurimi i kushteve për punë është substancial për të ruajtur natyrën unike dhe specifike që secili prej këtyre institucioneve e kanë veç e veç. Gjithashtu, u bisedua edhe për kornizën ligjore që përkufizon statusin e punonjësve të këtyre institucioneve dhe kompleksitetin nëpër të cilin po kalon për një kohë të gjatë kjo çështje.


Veçanërisht u diskutua mënyra e trajtimit institucional që iu bëhet këtyre institucioneve, përfshirë këtu të gjeturat që këto institucione ia drejtojnë Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes Raporteve vjetore apo raporteve të tjera të veçanta.


Avokati i Popullit, duke pasur parasysh linjën raportuese në kuptimin e përgjegjësisë institucionale, propozoi mbajtjen e takimeve të përbashkëta të institucioneve të pavarura kushtetuese me Presidencën dhe Kryesinë e Kuvendit, në baza të rregullta periodike, gjë që do të mundësonte komunikimin dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë  lidhur me përmbushjen e mandateve të këtyre institucioneve. Po ashtu, në parim, të pranishmit në këtë takim, u pajtuan edhe me vazhdimin e kontakteve të rregullta ndërmjet këtyre institucioneve të pavarura kushtetuese, në mënyrë që të arrihet bashkërendim i angazhimit në funksion të tejkalimit të pengesave dhe vështirësive me të cilat këto institucione përballen, në përmbushjen e misionit dhe realizmin e kompetencave që kanë.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.