REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

05.8.2016

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN PËRKITAZI ME PUSHIMIN E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE TË KORRUPSIONIT

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Ex Officio, Raportin me rekomandime lidhur me Pushimin e hetimit të veprave penale të korrupsionit, sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, neni 159.


Ky Raport ka tri qëllime kryesore:


(1)        të ofrojë një interpretim të saktë të konceptit të pushimit të hetimit sipas nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale;


(2)        të vlerësojë, posaçërisht nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut, problemin e pushimit automatik të hetimit të veprave penale të korrupsionit;


(3)        në bazë të këtij vlerësimi, t’u japë rekomandime institucioneve shtetërore për zgjidhjen më të drejtë dhe më efikase të problemit.


Raporti nxjerr në pah përkufizimin ligjor të termit “korrupsion” sipas Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Sipas këtij ligji, korrupsioni përfshin “çdo keqpërdorim të pushtetit apo çdo sjellje tjetër me qëllim të arritjes së një përparësie apo përfitimi të kundërligjshëm për veten apo për tjetrin” (id., neni 2, par. 1, nën paragrafi 3).


Raporti përmban analizën ligjore lidhur me veprat penale të korrupsionit sipas Kodit Nr. 04/L-082, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili në Kapitullin XXXIV specifikon 16 vepra penale të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare. Po ashtu, Raporti analizon edhe fazat e procedurës penale, si dhe pushimin e hetimit të veprave penale të Korrupsionit sipas Kodit  Nr. 04/L-123, Kodi i Procedurës Penale.


Më tutje në Raport analizohen interpretimet kontradiktore të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe elaborohet interpretimi i koncepteve “përfundim i hetimeve” dhe pushim i hetimeve”, sipas nenit 240 të Kodit të Procedurës Penale. Avokati i Popullit në analizën e vet konsideron se problemi i mos ngritjes së aktakuzave pas pushimit të hetimit sipas nenit 159, mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Po ashtu, Raporti ofron edhe sqarimin përkitazi me lidhjen ndërmjet ndjekjes së rasteve të korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke theksuar se veprat penale të korrupsionit kanë pasoja të dëmshme për respektimin e të drejtave të njeriut, ashtu siç tërheq vërejtjen se Interpretimet jokonsistente të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale paraqesin shkelje të së drejtës për barazi para ligjit, si dhe rrezikojnë sigurinë juridike.


Si zgjidhje të mundshme legjislative të problemit, më efikase dhe më të thjesht,  Avokati i Popullit e konsideron ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në mënyrë që Kodi i Procedurës Penale të mos përcaktojë asnjë afat specifik për përfundimin e hetimit dhe ngritjen e aktakuzës kundër veprave penale të përcaktuara në Kapitullin XXXIV të Kodit Penal. Me heqjen e afatit për raste të tilla, prokurorët nuk do të kishin asnjë pengesë në ndjekjen e rasteve të korrupsionit pas dy vjetëve të hetimit, përveç afateve të parashkrimit të përcaktuara në nenin 106 të Kodit Penal, ashtu siç nuk do të mund ta shfrytëzonin afatin e tanishëm dyvjeçar, si justifikim për të mos u marrë me një rast të ndërlikuar nga ana e substancës ose të ndjeshëm nga ana politike.


Në bazë të vlerësimit të mësipërm, Avokati i Popullit konstaton se:


(1) Neni 159 i Kodit Nr. 04/L-123, Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, interpretuar saktë, vendos një afat dyvjeçar mbi fazën hetimore të lëndëve penale, pas të cilit pushohet hetimi dhe nuk lejohet ngritja e aktakuzës;


(2) Problemi i mosndjekjes efikase të veprave penale të korrupsionit shkakton pasoja negative për respektimin e të drejtave të njeriut;


(3) Interpretimet kontradiktore të neni 159 të Kodit të Procedurës Penale mes gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndryshëm, paraqesin shkelje të së drejtës për barazi para ligjit, si dhe rrezikojnë sigurinë juridike;


(4) Qarkoret e nxjerra nga Gjykata Supreme  nuk arrijnë qëllimin e zbatimit unik të ligjeve dhe japin vetëm një iluzion të sigurisë juridike;


(5) Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale për të hequr afatin dyvjeçar për të gjitha veprat penale të Kapitullit XXXIV, “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, të Kodit Nr. 04/L-082, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, është zgjidhja më efikase e mosndjekjes adekuate të rasteve të korrupcionit dhe nuk do të paraqiste shkelje të së drejtës për gjykim brenda një kohe të arsyeshme.


Së këndejmi, Avokati i Popullit, Rekomandon që Kuvendi i Republikës së Kosovës:


1) të ndryshojë nenin 159 të Kodit Nr. 04/L-123, Kodi i Procedurës Penale, për të hequr afatin dyvjeçar për të gjitha veprat penale të Kapitullit XXXIV “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-082.


Raporti i plotë i Avokatit të Popullit lidhur me Pushimin e hetimit të veprave penale të korrupsionit, sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, neni 159,  u është përcjell autoriteteve përgejgjëse, sot më datë 5 gusht 2016.


Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Avokati i Popullit pret të informohet për veprimet që do të ndërmerren, si përgjigje ndaj rekomandimeve në këtë Raport, brenda një afati 30 ditor.


Raportin me rekomandime në formën e tij të plotë, ashtu siç u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, e gjeni të publikuar KËTU në ueb faqen zyrtare të IAP-së . I njëjti, gjithashtu u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.