REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

26.4.2016

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN ME REKOMANDIME LIDHUR ME PARASHKRIMIN E PROCEDURAVE GJYQËSORE DHE EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATAVE THEMELORE NË RASTE TË KUNDËRVAJTJES

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin me rekomandime Nr. 239/2016, lidhur me parashkrimin e procedurave gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave Themelore në raste të kundërvajtjes.


Ky Raport ka për qëllim që të dëshmojë seriozitetin e problemit të parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes; të tërheqë vëmendjen për pasojat e dëmshme që shkakton ky parashkrim për buxhetin shtetëror të vendit, si dhe për respektimin e të drejtave të njeriut; të japë një vlerësim të zgjidhjeve të këtij problemi që propozohen në Projektligjin Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje; t’i japë rekomandime Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjidhjen më të drejtë dhe më efikase të problemit.


Kompetenca ligjore e Avokatit të Popullit bazohet në Ligjin Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, neni 16, paragrafi 8 dhe nenin 18, paragrafi 1, nënparagrafet 5, 6, 7, 8, 9. Hartimi i këtij Raporti, dërgimi i tij tek institucionet kompetente, si dhe publikimi i tij, është në funksion të përmbushjes së përgjegjësive ligjore që ka Avokati i Popullit.


Pasojat që shkaktohen nga parashkrimi i lëndëve të kundërvajtjes përbëjnë temën kryesore të këtij Raporti, në të cilin, faktet e përmbledhura janë analizuar nga aspekti i dispozitave ligjore për rregullimin e procedurës gjyqësore dhe të ekzekutimit të vendimeve në raste të kundërvajtjes, si dhe nga aspekti statistikor i problemit të parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes, në fazën e procedurës gjyqësore dhe fazën e ekzekutimit të sanksioneve, me qëllim që të zbulojë masën dhe shtrirjen e problemit të parashkrimit të këtyre lëndëve.


Duke bashkuar numrin e rasteve të parashkrimit të procedurës me numrin e rasteve të parashkrimit të ekzekutimit, rezulton se, gjatë vitit 2015, u parashkruan gjithsej 26,266 lëndë, të cilave, kur u shtohen edhe 32860 lëndë kundërvajtëse, të pranuara gjatë vitit 2015, arrijnë në gjithsej 59,126 raste. Nëse supozojmë që ky numër mbahet konstant vit për vit, do të mund të presim që, nga 327,162 lëndë të pranuara nga Gjykatat Themelore në vitin 2015, rreth 20% prej tyre do të parashkruhen, ose në fazën e procedurës gjyqësore, ose në fazën e ekzekutimit.


Dimensionet marramendëse të problemit të parashkrimit të lëndëve kundërvajtëse, qoftë në fazën e procedurës, qoftë në fazën e ekzekutimit, shkakton një sërë pasojash të rënda për Republikën e Kosovës.


Pasojat e dëmshme të parashkrimit, vetëm gjatë vitit 2015, për buxhetin shtetëror të Republikës së Kosovës,mendohet të jenë minimalisht 808,095 euro, me predispozitë që ky dëm për buxhetin e shtetit të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.


Përveç impaktit të jashtëzakonshëm buxhetor, problemi i parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes ka gjithashtu pasoja të dëmshme në respektimin e të drejtave të njeriut, respektivisht paraqet shkelje të së drejtës për jetën dhe sigurinë, sipas neneve 25 dhe 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neneve 2 dhe 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 3 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut


Po ashtu, problemi i parashkrimit paraqet shkelje të së drejtës së pronës, sipas nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Për të kuptuar lidhjen mes këtyre të drejtave dhe problemit të parashkrimit, duhet t’i kushtohet vëmendje nenit 53 të Kushtetutës, i cili përcakton se: “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” (“GJEDNJ”).


Vendimet gjyqësore të GJEDNJ-së përcaktojnë qartë se çdo shtet, jo vetëm se ka obligime negative të mos i shkelë të drejtat e përcaktuara në Konventë, por ka edhe obligime pozitive të mbrojë këto të drejta nga rreziku i shkeljes nga persona të tjerë.


Meqenëse problemi i parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes paraqet jo vetëm dëm të madh në buxhetin e Republikës së Kosovës por edhe shkelje të të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit e konsideron të domosdoshme që autoritetet kompetente, sa më shpejt, të gjejnë një zgjidhje efikase të këtij problemi.


Avokati i Popullit në Raportin në fjalë konstaton se një burim zgjidhjesh mund të jetë Projektligji Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, i cili synon të zëvendësojë tërësisht legjislacionin e vjetër dhe të sjellë reforma të nevojshme në sistemin kundërvajtës.


Mirëpo, propozimin në Projektligjin në fjalë, për kalimin e kompetencës së gjykimit të një pjese të lëndëve kundërvajtëse nga Gjykatat Themelore në organe administrative, Avokati i Popullit e sheh si shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, sipas nenit 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkundër faktit se mund të lehtësoj problemin e parashkrimit të procedurës.


Një kalim i tillë i kompetencave nga gjyqësori në administratën shtetërore, Avokati i Popullit e konsideron se mund të bëhet vetëm nëse i pandehuri ka mundësi të kontestojë vendimin e trupit administrativ përpara një tribunali që plotëson kriteret e nenit 6, par. 1 të KEDNJ-së dhe që ka jurisdiksionin e plotë mbi të gjitha çështjet faktike dhe ligjore, gjë që Projektligji Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje nuk e siguron si mundësi.


Po ashtu, Avokati i Popullit konsideron se zbritja 50% e gjobave të shqiptuara në rast të pagimit brenda afatit, siç parashikohet në Projektligjin Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, neni 30, par. 3., nuk është zgjidhje e duhur e problemit të parashkrimit të ekzekutimit. Një zgjidhje e tillë ka rrezik të shkaktojë më shumë dëm në buxhetin e shtetit sesa edhe vetë problemi për të cilin pretendon të jetë zgjidhje.


Meqë dy zgjidhjet e propozuara tek Projektligji Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje paraqiten problematike, Avokati i Popullit e konsideron se zgjatja e afateve të parashkrimit të procedurës dhe të ekzekutimit, do të ishte zgjidhje efikase e problemit të parashkrimit dhe nuk do të paraqiste shkelje të të drejtave të njeriut, sipas doktrinës së “margin of appreciation” të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).


Në bazë të këtyre konstatimeve, dhe në përputhje me nenin 135, par. 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 16, par. 4, të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit i rekomandon Kuvendit të Republikës së Kosovës që:


(1) (a) Të ndryshohet Projektligji Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, në mënyrë që të mos kalohen nga Gjykatat Themelore në organe administrative kompetencat për gjykimin e lëndëve kundërvajtëse ose (b) të ndryshohet Projektligji Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, në mënyrë që të sigurohet mundësia e kontestimit të vendimeve të organeve të kundërvajtjes përpara një tribunali që plotëson kriteret e nenit 6, par. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe që ka jurisdiksion të plotë për të shqyrtuar të gjitha çështjet faktike dhe ligjore;


(2) Të hiqet në tërësi neni 30, par. 3, i Projektligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje: “Në rastin e pagimit të gjobës, në afatin e përcaktuar me urdhrin kundërvajtës, i dënuari lirohet nga pagimi 50% nga shuma e gjobës së shqiptuar”;


(3) Të zgjaten afatet e parashkrimit të procedurës gjyqësore dhe të ekzekutimit të dënimeve në raste të kundërvajtjes, deri në atë pikë që Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson të jetë e nevojshme për të lehtësuar, në masë të konsiderueshme, problemin e parashkrimit, pa tejkaluar kufijtë e arsyeshëm sipas praktikës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.


Raporti i plotë i Avokatit të Popullit Nr. 239/2016 lidhur me parashkrimin e procedurave gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave Themelore në raste të kundërvajtjes, i është drejtuar më 25 prill 2016, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetares së Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Kryetares së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Nënkryetares së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Kryesuesit të Grupit Punues për Projektligjin Nr. 05/L-87 për Kundërvajtje.


Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (“Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj”) dhe në pajtim me nenin 28 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit (“Autoritetet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim, kërkesë ose propozim për ndërmarrjen e veprimeve konkrete, . . . duhet të përgjigjen brenda afatit tridhjetë (30) ditor. Përgjigjja duhet të përmbajë arsyet me shkrim për veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë”), Avokati i Popullit pret të informohet për veprimet që do të ndërmerren lidhur me këtë çështje.


Raportin me rekomandime nr. 239/2016, në formën e tij të plotë, ashtu siç u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, e gjeni të publikuar këtu në ueb faqe. I njëjti, gjithashtu u është shpërndarë mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.