REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

10.8.2016

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN LIDHUR ME TË DREJTËN PËR JETË

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin Ex Officio Nr. 421/2016 lidhur me të drejtën për jetë, në rastin B.R.


Avokati i Popullit, bazuar në një shkrim të portalit “Telegrafi.com”, të datës 12 korrik 2016, ka hapur rast për hetim sipas detyrës zyrtare, lidhur me pretendimet e shkrimeve në mediat e shkruara dhe elektronike, për mungesë trajtimi të nevojshëm psikiatrik, për të ndjerin B. R. (B.R. ishte i diagnostikuar me sëmundje kronike psikiatrike dhe ishte në trajtim mjekësor nga viti 2003).


Ky Raport ka për qëllim të vë në pah pasojat e mosbashkëpunimit të autoriteteve përgjegjëse shëndetësore me policinë dhe familjen, si pasojë e së cilës një person ka humbur jetën.


Avokati i Popullit, në bazë të të gjitha dëshmive të paraqitura dhe fakteve të mbledhura, si dhe ligjeve relevante, të cilat e përcaktojnë të drejtën për jetë, konstaton se në rastin konkret, ka pasur shkelje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, pasi që institucionet shëndetësore nuk kanë vepruar në pajtim me parimet Kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi.


Avokati i Popullit konsideron që institucioni shëndetësor, i cili e ka pranuar në shërim personin me çrregullime mendore, të njëjtit nuk ia ka ofruar ndihmën e nevojshme profesionale. Është shqetësues fakti se, si pasojë e mostrajtimit adekuat dhe mos mbajtjes nën vëzhgim të pacientit ka ardhur deri te arratisja e tij nga ky institucion pa u vërejtur nga askush, prandaj rrethanat e largimit të B.R. nga institucioni në fjalë, mbeten të paqarta deri në një njoftim të mëtejmë, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Avokati i Popullit gjatë hetimit të këtij rasti është informuar se ka pasur edhe raste të tjera të largimit të personave me çrregullime mendore nga institucione të ngjashme nëpër qendra tjera të Kosovës, pra raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë (shih raportin e IAP-së A.nr.89/2015, të publikuar me 3 nëntor 2015 http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/1488-2015,_Raport_me_rekomandime,_shqip_252019.pdf ).


Avokati i Popullit konsideron se me mos informimin e gjykatës nga ana e institucionit shëndetësor ka ndodhur shkelja e nenit 78 të Ligjit për Procedurën Jokontestimore, ndërsa cilido arsyetim i dhënë nga institucioni shëndetësor është i pabazë.


Avokati i Popullit konstaton se, autoritetet përgjegjëse dështuan në ndërmarrjen e masave në lidhje me detyrimet pozitive, respektivisht mbrojtjen e pacenueshmërisë së integritetit fizik dhe psikik të njeriut, sidomos në rastet kur integriteti dhe jeta e njeriut janë të rrezikuara. Mos bashkëpunimi i familjes me autoritetet po ashtu paraqet problem në vete. Mos njoftimi i autoriteteve kompetente ka ndikuar në dështimin e ndërmarrjes së masave parandaluese.


Avokati i Popullit konstaton se autoritetet shëndetësore nuk kishin informacionet e nevojshme lidhur me masat e shqiptuara nga gjykata ndaj B.R., prandaj si pasojë e mos hulumtimit të duhur për të kaluarën e B.R. dhe mosbashkëpunimit me organet tjera shtetërore, përfshirë gjykatën dhe prokurorinë, duke e neglizhuar situatën është lejuar që të vije deri te recidivizmi i veprës penale nga ana e B.R.


Në bazë të këtyre konstatimeve, dhe në përputhje me nenin 135, par. 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 16, par. 4 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit rekomandon:


Inspektoratin Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë që:


· Inspektorati Shëndetësor në pajtim me kompetencat dhe autorizimet që burojnë nga neni 33 i Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, të vlerësojnë trajtimin e të ndjerit B.R.në pajtueshmëri me nenin 19, paragrafi 1, të Ligjit për Shëndetin Mendor, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të SR në Gjilan nga data 6 deri më 9 korrik 2016.


· Në pajtim me autorizimet ligjore dhe varësisht nga të gjeturat në terren të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme dhe të njoftojë të gjitha Institucionet e Shëndetit Mendor në Republikën e Kosovës që rastet e tilla eventuale të mos përsëriten në të ardhmen.


Inspektoratin Policor të Kosovës që:


· Në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore të vlerësojë plotësimin e kritereve ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga ana e zyrtarit policor, në pajtim me nenin 27 të Ligjit 04/L-076 për Policinë


Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës:


· Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të nxjerrë një udhëzim, me të cilin do t’i njoftojë të gjitha institucionet shëndetësore për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë, kur përballen me raste të trajtimit të personave me çrregullime mendore si dhe t’i obligojnë ato që të veprojnë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor.


· Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për ngritjen e nivelit etik dhe profesional të personelit dhe të kërkojë nga punëtorët shëndetësor që t’i trajtojnë pacientët me përgjegjësi dhe profesionalizëm maksimal, duke u ofruar shërbime shëndetësore profesionale dhe duke i mbikëqyrur gjatë gjithë orarit të punës, derisa personat e tillë gjenden në institucionin shëndetësor.


Raporti në fjalë, në formën e tij të plotë, u është përcjell autoriteteve përgejgjëse, sot më datë 10 gusht 2016. Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit pret  të informohet me shkrim për  veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë, brenda afatit tridhjetë ditor.


Raportin Ex Officio Nr. 421/2016 lidhur me të drejtën për jetë, në rastin B.R., ashtu siç u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, e gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së ( KËTU ). I njëjti, gjithashtu u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.