REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.11.2015

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN LIDHUR ME TË DREJTËN NË JETË

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin për ankesën nr. 89/2015, në lidhje me të drejtën për jetë.


Rasti është paraqitur në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP), në muajin shkurt të këtij viti, kundër Policisë së Kosovës - stacionit policor në Gjakovë. Ankesa ka të bëjë me mungesën e një hetimi, efektiv në rastin e zhdukjes së personit, si dhe me pretendimet se policia në Gjakovë ka kontribuuar në këtë zhdukje.


Faktet, të cilat deri tani kanë mundur të vërtetohen, që bazohen në pretendimet e ankuesit, si dhe në informata të tjera që Avokati i Popullit ka në dispozicion, dëshmojnë se:


Më 31 janar 2015, djali i ankuesit (person i moshës madhore, të cilit në vitin 1992 i është caktuar diagnoza “Schizophrenia” dhe “Pshychosis”), i kishte thyer xhamat e banesës së tij, prandaj njëri nga fqinjët e kishte lajmëruar policinë për këtë. Sipas pohimeve të ankuesit, i biri në atë moment gjendej i vetëm në banesë dhe nga frika se policët, do ta keqtrajtonin fizikisht, kishte tentuar t’u shmangej policëve duke u fshehur në banjë, ku edhe e kishte gjetur policia dhe e kishte dërguar në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pa vendim paraprak të gjykatës.


Më 1 shkurt 2015, i biri i ankuesit, pas hospitalizimit në repartin e Psikiatrisë në Gjakovë, mori terapinë e caktuar dhe pasi kaloi disa orë në spital, nga i njëjti ka ikur pa u vënë re, në drejtim të panjohur. Parashtruesi i ankesës pohon se që nga ajo kohë, askush nuk di asgjë për fatin e djalit të tij dhe pohon se policia kishte kontribuar me qëllim në zhdukjen e tij.


Ankuesi ka parashtruar ankesë kundër Policisë së Kosovës- stacionit policor në Gjakovë, duke i konsideruar përgjegjës zyrtarët policor dhe duke i akuzuar për joefikasitet të hetimeve.


Ankuesi ka njoftuar IAP-në se, përkundër faktit që e ka bërë publike zhdukjen e djalit të tij (përmes televizionit, radios dhe gazetave ditore) dhe ka kërkuar ndihmë nga kushdo që mund të ketë njohuri lidhur me rastin, deri tani nuk ka marrë asnjë informacion.


Në periudhën nga muaji shkurt deri në ditën e publikimit të këtij raporti, ankuesi pothuajse çdo ditë e ka vizituar njësinë përgjegjëse të policisë në Gjakovë, duke kërkuar informata në lidhje me progresin e hetimit. Sipas pohimeve të ankuesit, zyrtarët e policisë në zyrën e pranimit e pengojnë atë që të takohet dhe të bisedojë me hetuesit përgjegjës të departamentit të hetimit, si dhe se disa herë i janë drejtuar me fjalë fyese.


Pas analizës së rrethanave të rastit dhe të instrumenteve relevante: Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( Neni 21 dhe Neni 25), Ligjit për Policinë ( Neni 2, Neni 10, Neni 19), Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor nr.2004/38 ( Neni 4), Ligjit për Procedurën Jokontestimore nr. 03/L-007 ( Nenet 78, 79 dhe 82), Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut ( Neni 2 dhe Neni 5), Avokati i Popullit ka nxjerrë këto rekomandime:


Për Policinë e Kosovës:


· Në pajtim me kompetencat dhe autorizimet, që burojnë nga ligji, si dhe në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e tjera të sigurisë (duke mos përjashtuar ato të inteligjencës dhe ndihmën ndërkombëtare), të ndërmarrë masa urgjente për gjetjen e personit të zhdukur.


· Në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, të ngritë kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës, lidhur me të drejtën në jetë dhe aspektet procedurale për hetime efektive të rasteve të tilla.


Për Drejtorin e Policisë:


· Të nxjerrë një udhëzim me shkrim dhe t’i informojë të gjitha stacionet dhe njësitë e policisë që është detyrë dhe obligim i tyre të bashkëpunojnë me IAP-në dhe të njëjtit me kërkesë t’ia ofrojnë të gjitha informacionet e kërkuara, përfshirë edhe dosjen e plotë apo të pjesshme të lëndës, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Avokatin e Popullit.


Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës:


· Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të nxjerrë një udhëzim, me të cilin do t’i njoftojë të gjitha institucionet shëndetësore për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë, kur përballen me raste të pranimit të personave me çrregullime mendore pa vullnetin e tyre, si dhe t’i obligojnë institucionet të veprojnë në përputhje me nenin 78 dhe 79 të Ligjit për Procedurën Jokontestimore. Gjithashtu,  Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për ngritjen e nivelit etik dhe profesional të personelit dhe të kërkojë nga punëtorët shëndetësor që t’i trajtojnë pacientët me përgjegjësi dhe profesionalizëm maksimal, duke u ofruar shërbime shëndetësore profesionale dhe duke i mbikëqyrur edhe vizualisht gjatë gjithë orarit të punës, derisa personat e tillë gjenden në institucionin shëndetësor.


Raporti i plotë i Avokatit të Popullit për ankesën nr. 89/2015, në lidhje me të drejtën për jetë u është drejtuar institucioneve përgjegjëse: Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe pret përgjigje në shqetësimet e ngritura lidhur me rastin, jo më vonë se deri më 3 dhjetor  2015.


Meqë deri më sot nuk ka informacione se hetimi ishte efikas në cilëndo fazë dhe se në çfarëdo mënyre i ka kontribuuar ndriçimit të rrethanave të zhdukjes së djalit të ankuesit, Raporti i plotë lidhur me këtë rast, ashtu siç u është përcjellë institucioneve gjegjëse, bëhet publik në web faqen zyrtare të IAP-së (e gjeni këtu) dhe u shpërndahet mediave po ashtu.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.