REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

19.4.2016

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN LIDHUR ME LIRIMIN E PRONAVE TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NGA SHFRYTËZUESIT E PALIGJSHËM

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore, të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nga shfrytëzuesit e paligjshëm.


Qëllim i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Shtetërore, lidhur me uzurpimin e pronave të privatizuara nga shfrytëzuesit e paligjshëm.


Kompetenca ligjore e Avokatit të Popullit bazohet në nenin 18.1.2 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, që: “Të tërheqë vëmendjen për rastet kur institucionet e Republikës së Kosovës i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla”.


Po ashtu, paragrafi 1.7, i po këtij neni, autorizon Avokatin e Popullit “të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës.”


Raporti është bazuar në tre ankesa të ndara, të parashtruara nga ankuesit, kundër AKP-së, lidhur me uzurpimin e pronave, të cilat ata i kanë blerë nga AKP-ja nëpërmjet procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.


Gjatë analizës së rasteve, Avokati i Popullit ka vërejtur se nga ana e gjykatave ka hezitim për të vendosur lidhur me paditë civile për lirimin e pronave të uzurpuara. Sidoqoftë, Avokati i Popullit vë në pah se uzurpimi i paligjshëm i pronës është vepër penale e sanksionuar me nenin 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nr.04/082 dhe në rastet konkrete Policia e Kosovës dhe prokuroritë përkatëse do të duhej të ndërmerrnin hapa konkret para se rastet të procedoheshin në procedurë civile.


Avokati i Popullit rikujton se e drejta për mbrojtje të pronës është e garantuar me nenin 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës  dhe Nenin 1 i Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).


Për më tepër, neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh barazinë para ligjit, përderisa neni 2, paragrafi 3, në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit parasheh se: “Ky  ligj  do  të  zbatohet  në  përputhje  me parimet e parashtruara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj.”


Duke u nisur nga parimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të autoriteteve, Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 135, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenit 18, paragrafi 1.2, të Ligjit për Avokatin e Popullit, rekomandon që:


1. Agjencia Kosovare e Privatizimit të plotësojë vendimin nr. 270/2014 të datës 21 nëntor 2014 edhe për pronat për të cilat Agjencia ka përgjegjësi për të metat juridike të përmbushjes, të cilat janë shitur para datës 21 nëntor 2014.


2. Policia e Kosovës të veprojë në bazë të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme të përcaktuara me nenin 10, paragrafi 1, pika 1, pika 2 dhe pika 5, të Ligjit  nr. 04/l-076 për Policinë dhe të procedojë rastet e uzurpimit të pronave të privatizuara pranë prokurorive publike përkatëse në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale;


3. Prokuroritë Publike të fillojnë procedurën penale kundër uzurpuesve të pronave të privatizuara në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.


Raporti i plotë i Avokatit të Popullit lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nga shfrytëzuesit e paligjshëm, i është drejtuar sot, më 19 prill 2016, autoriteteve përgjegjëse.


Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Avokati i Popullit pret të informohet për veprimet që do të ndërmarrin autoritetet përkatëse lidhur me këtë çështje, si përgjigje ndaj rekomandimeve të lartpërmendura, brenda një afati të arsyeshëm ligjor, më së largu brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të Raportit lidhur me rastin.


Raportin me rekomandime në formën e tij të plotë, ashtu siç u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, e gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së (kliko KËTU për Raportin e plotë). I njëjti, gjithashtu u është shpërndarë mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.