REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

04.2.2016

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN EX OFFICIO, NUMËR 757/2015

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin ex officio, numër 757/2015, lidhur me vendimet gjyqësore, për heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar, personave me aftësi të kufizuara mendore - ngecje në zhvillim mendor, të cilët janë rezidentë në institucionet e menaxhuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).


Pas realizimit të vizitave të zyrtarëve të IAP-së në institucionet e lartpërmendura dhe analizës së raporteve zyrtare nga këto vizita, rezultoi se nga gjithsej 124 rezidentë, të vendosur në Institutin Special në Shtime (ISSH), Shtëpinë e Fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore (SHF) në Shtime, si dhe në Shtëpitë me bazë në komunitet (SHK), në Ferizaj, Vushtrri, Deçan, Kamenicë, Graçanicë, 41 prej tyre nuk posedonin vendim gjykate, 12 prej tyre nuk posedonin asnjë dokument identifikimi, ndërsa 9 prej tyre ishin ende me letërnjoftime të UNMIKUT.


Ky raport mbështetet në faktet dhe provat të cilat i posedon Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), lidhur me mbajtjen e personave me ngecje në zhvillim mendor në Institucione Rezidenciale, pa dokumente personale dhe vendime gjyqësore, për heqjen e zotësisë së veprimit, të cilat janë të përcaktuara si kritere, sipas UA nr.11/2014 dhe ligjeve në fuqi. Gjithashtu, shqetësimi kryesor ka të bëjë me kufizimin e lirisë së lëvizjes së personave sipas standardeve ndërkombëtare.


Gjatë analizës ligjore të bërë, Avokati i Popullit vëren se jo në të gjitha institucionet shtetërore, ku personat me ngecje psikike mbahen nën përkujdesje, janë të kompletuara dosjet me vendime për heqjen e përhershme apo përkohshme të zotësisë së veprimit.


Avokati i Popullit thekson se Kushtetuta, si akti më i lartë juridik i një vendi mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut prandaj, secili institucion duhet vepruar në pajtim me të. Neni 21 i Kushtetutës shprehimisht përcakton obligimin e të gjitha organeve t’i respektojnë liritë dhe të drejtat e të tjerëve, prandaj ky parim duhet të respektohet nga të gjithë, përfshirë këtu institucionet përgjegjëse për përkujdesje të personave me aftësi të kufizuar  mendore - ngecje në zhvillim mendor, si dhe sistemin gjyqësor të Kosovës.


Avokati i Popullit thekson se për të qenë në pajtueshmëri me nenin 5, paragrafi 1, i Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), kufizimi i lirisë së lëvizjes duhet të jetë ligjor, sipas kuptimit të së drejtës së brendshme, duke përfshirë respektimin e procedurës së përcaktuar me ligj, si dhe, për të mbrojtur individët nga arbitrariteti, çdo privim i lirisë duhet të jetë në përputhje me nenin 5 të KEDNJ.


Avokati i Popullit vlerëson se afatet kohore për shqyrtim dhe vendosja e lëndëve nga gjyqësori është e garantuar me nenin 6 të KEDNJ. Zvarritja e procedurave për nxjerrjen e vendimeve për heqjen apo kthimin e të drejtës për të vepruar, për rezident në ISSH, SHK përbën shkelje të neneve në fjalë.


Për më tepër Avokati i Popullit konsideron se është obligim ligjor i shtetit që personat me aftësi të kufizuar mendore nën përkujdesje të institucioneve rezidenciale, të mbahen dhe të trajtohen në përputhje me legjislacionin vendor, duke i respektuar të drejtat e garantuara me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.


Avokati i Popullit thekson se gjykatat kanë obligim ligjor heqjen e zotësisë së veprimit, duke i respektuar procedurat e përcaktuara me legjislacionin e zbatueshëm, përfshirë këtu edhe afatet e parapara ligjore. Situata e tillë duhet zbatuar edhe tek personat me aftësi të kufizuar mendore - ngecje në zhvillim mendor të cilët janë nën përkujdesje institucionale. Është me rëndësi të zbatohet në përpikëri Ligji për Familjen, i cili në nenin 224, thekson se “Personat të cilëve me vendimin e gjykatës pjesërisht ose plotësisht u është hequr aftësia e tyre për të vepruar, vihen nën kujdestari të Organit të Kujdestarisë. Gjykata brenda afatit dhjetë ditor duhet të përcjellë vendimin tek Organi kompetent i kujdestarisë i cili brenda 30 ditësh nga dita e nxjerrjes së vendimit duhet të sigurojë kujdestarinë”.


Avokati i Popullit, gjithashtu vlerëson se vendosja e rezidentëve në afat të pacaktuar në ISSH apo në SHK, pa u verifikuar nga ana e organit kompetent të kujdestarisë, Qendrës për Punë Sociale, gjendjen në origjinën e klientit dhe duke mos vlerësuar rrethanat, nëse janë krijuar kushtet për kthim, apo të propozojë vazhdimin e qëndrimit të mëtutjeshëm, bie në kundërshtim me vetë udhëzimin administrativ nr.11/2014, neni 10.3, për punën dhe kriteret për vendosjen e rezidentëve, personave me aftësi të kufizuara mendore - ngecje në zhvillimin mendor, në ISSH dhe në SHK.


Avokati i Popullit, bazuar në informatat, dëshmitë, faktet dhe analizën ligjore lidhur me rastin ne fjalë,  u është drejtuar autoriteteve përgjegjëse me rekomandimet, si në vijim:


1. Qendrat për Punë Sociale (QPS) të angazhohen për nxjerrjen e dokumentacionit të regjistrit civil dhe gjendjes civile të 12 rezidentëve, të cilët nuk kanë dokumente identifikimi (për rezidentët e ISSH-së janë përgjegjëse: QPS Lipjan për 5 raste; QPS Ferizaj për 1 rast; QPS Rahovec për 1 rast; QPS Novobërdë për 1 rast; QPS Podujevë për 1 rast dhe QPS Prishtinë për 1 rast; ndërsa për dy rezidentët e SHK Graçanicë është përgjegjëse QPS Graçanicë).


2. Të rivlerësohen 41 rastet të identifikuara, të cilët vazhdojnë të jenë pa vendime gjyqësore dhe të trajtohen pa vonesa të mëtejme. Gjithashtu, të rivlerësohen nga komisioni përkatës rastet që janë identifikuar me vendime gjyqësore ku ju është hequr pjesërisht zotësia e veprimit (ka pas raste nga 2006, 2008, shih SHK-Shtime)


3. Gjykatat duhet zbatuar ligjin në përcaktimin e kujdestarëve ligjorë për rezidentët, pas heqjes së zotësisë së veprimit.


4. Gjykatat duhet trajtuar me prioritet kërkesat e QPS-ve për heqjen e zotësisë së veprimit personave me aftësi të kufizuar mendore - ngecje në zhvillim mendor.


5. Duhet të rritet numri i stafit të punës në SHK në Kamenicë, për të cilën duhet të tregohet një gatishmëri më e madhe e komunës për të mundësuar rekrutimin e stafit shtesë.


Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 25 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Avokati i Popullit pret të informohet lidhur me shqetësimet e ngritura dhe për veprimet që do t’i ndërmarrin MPMS, komunat, QPS-të dhe gjyqësori, si përgjigje ndaj rekomandimeve të lartshënuara, brenda një afati të arsyeshëm kohor, por jo më vonë se deri më 4 mars 2016.


Raporti i plotë lidhur me këtë rast, ashtu siç është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse, bëhet publik në web faqen zyrtare të IAP-së dhe u shpërndahet mediave, po ashtu.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.