REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

22.8.2016

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN EX-OFFICIO NR. 425/2015 PËRKITAZI ME MUNGESËN E MJETEVE JURIDIKE EFEKTIVE

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës publikoi sot Raportin lidhur me mungesën e mjeteve juridike efektive, përkatësisht me shkeljen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara lidhur me procedurat e vazhdueshme që janë të detyruar të ndjekin, por pa një vendim meritorë dhe pa një shqyrtim të përshtatshëm gjyqësor. Raporti është i bazuar në rastin Ex-officio nr. 425/2015, duke i përmbledhur të gjitha ankesat e  natyrës së njëjtë, të cilat në Raport përshkruhen me rastin me nr. A. 196/16 kundër Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe rastin me nr. A. 230/2016 kundër Departamentit të Administratës Pensionale të Kosovës-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.


Avokati i Popullit duke u bazuar në faktet dhe rrethanat e përshkruara në Raport, konsideron se vendimet e komisionit të ankesave si instancë e dytë në të gjitha rastet i vërtetojnë vendimet e komisionit mjekësor në MPMS si instancë e parë dhe u japin këshillë juridike ankuesve të vazhdojnë me procedura gjyqësore në konteste administrative.


Avokati i Popullit konsideron që Gjykatat në asnjërën nga procedurat e tyre nuk lëshohen në zbatim të të drejtës materiale të çështjes. Ky defekt po vazhdon me tej, sepse në kontestet administrative gjykatat  konstatojnë vetëm shkeljet procedurale në vendimet e MPMS. Kjo shihet si lëshim i gjykatave për të shfrytëzuar mundësinë dhe kompetencën ligjore që vendimet administrative të  MPMS të shqyrtohen në meritum të rastit dhe njëherë të riparohen shkeljet  duke ndryshuar vendimin administrativ, në pajtim me Ligjin për Konfliktet Administrative.


Avokati i Popullit konstaton se Gjykatat pas vendosjes në raste në afate kohore mbi 2 vjeçare duke e kthyer çështjen te organi administrativ për rivendosje, duke u arsyetuar vetëm në shkelje procedurale kanë bërë që Aktgjykimet të jenë joefikase, pasi qe organi administrativ përsëri po nxjerr vendim refuzues për palët dhe rastet serish po paraqiten në gjykata. Për pasojë, palët po krijojnë përshtypjen se me vendimin e gjykatës u është njohur e drejta, por shpejtë po zhgënjehen me vendimin e gjykatës pas refuzimit të serishëm nga organi administrativ, pasi që lënda e tyre kthehet në rishqyrtim te organi administrativ dhe kjo krijon përshtypjen e një pasigurie juridike dhe mjete ankimore joefektive.


Në bazë të këtyre konstatimeve, dhe në përputhje me nenin 135, par. 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 16, par. 4 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit rekomandon që:


Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës, Këshilli i Ankesave:


· Në pajtim me kompetencat dhe autorizimet që burojnë nga ligji, t’i trajtojnë kërkesat, dhe ankesat e personave me aftësi të kufizuar mbi bazën e dëshmive të paraqitura për gjendjen shëndetësore dhe posaçërisht vendimet e radhës të jenë në pajtim me pikëpamjen juridike të gjykatës, apo në harmoni me vërejtjet e gjykatës. Aktgjykimet e gjykatës t`i vlerësojnë, për marrjen e vendimit të drejtë për palët dhe t`i evitojnë procedimin automatik të ankesave mbi bazën e refuzimeve të mëhershme.


Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative:


· Në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme që në padi për konflikt administrativ përveç shkeljeve procedurale të vendoset edhe në çështje meritore të rasteve, pasi në shumë raste të vendimeve për shkelje procedurale palëve po ju refuzohet serish kërkesa nga organi administrativ.


· Paditë për konflikt administrativ në këto raste të shqyrtohen në afate të arsyeshme kohore dhe pa zvarritje procedurale, pasi që në shumë raste palët po e humbin të drejtën e ri-aplikimit për pension për persona me aftësi të kufizuar të parapare sipas ligjit, 6 muaj, pasi organi administrativ nuk po ju pranon aplikimin pa u vendosur rasti ne gjykatë.


Raporti në fjalë, në formën e tij të plotë, u është përcjell autoriteteve përgjegjëse më datë 22 gusht 2016. Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit pret  të informohet me shkrim për  veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë, brenda afatit tridhjetë ditor.


Raportin RAPORT Ex-Officio nr. 425/2015 lidhur me mungesën e mjeteve juridike efektive, ashtu siç u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, e gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së (KETU). I njëjti, gjithashtu u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.