REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

02.8.2011

AVOKATI I POPULLIT PREZANTOI PARA MEDIAVE RAPORTIN VJETOR 2010

2 gusht, 2011 - Në objektin e Institucionit të Avokatit të Popullit para gazetarëve të mediumeve të ndryshme u bë prezantimi i Raportit Vjetor 2010, i cili tashmë i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës. Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ofroi pasqyrën e përgjithshme të këtij Raporti, i cili paraqet gjendjen e të drejtave të njeriut, por edhe pasqyrën e angazhimit të Avokatit të Popullit për mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut nga institucionet publike.
Raporti i dhjetë vjetor i Avokatit të Popullit është i strukturuar sipas parimeve dhe kritereve, jo vetëm përmbajtjesore, por edhe formale . Në të përfshihen të gjitha hallkat vepruese të punës njëvjeçare të Avokatit të Popullit: mbrojtja, mbikëqyrja dhe promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Raporti është i hartuar si një tërësi e përbërë nga tri pjesë.

Pjesa e parë përfshin gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, e cila në raport është paraqitur në përputhshmëri me përmbajtjen e Kapitullit të dytë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Pjesa e dytë ka të përmbledhur veprimtarinë e përditshme në Institucionin e Avokatit të Popullit e deri te shërbimet mbështetëse profesionale dhe teknike, si elemente qenësore për mbarëvajtjen e punëve brenda institucionit, përfshirë dhe statistika të ndryshme.

Ndërkaq në pjesën e tretë është përmbledhur një pasqyrë mbështetëse e strukturës së raportit, ku janë përfshirë dokumente të ndryshme që ilustrojnë punën e Avokatit të Popullit si dhe baza ligjore e funksionimit dhe kompetencat e këtij institucioni.

Konferenca për shtyp ishte e hapur për pyetjet e gazetarëve, jo vetëm rreth Raportit vjetor 2010, por edhe për qëndrimin e Avokatit të Popullit lidhur me zhvillimet e fundit në vend, si dhe problemet që Avokati i Popullit aktualisht i ka lidhur me akomodimin dhe sigurimin e kushteve për punë.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.