REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

30.12.2011

AVOKATI I POPULLIT MBAJTI KONFERENCËN PËR SHTYP TË FUND VITIT

29 dhjetor 2011 – Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur Konferencën për shtyp të fund vitit, në të cilën është ofruar një rezyme dhe bilanc i punës përgjatë vitit 2011. "NJË HAP MË AFËR QYTETARIT" ka qenë motoja që ka përcjellë punën dhe angazhimin e Avokatit të Popullit gjatë 2011-tës, duke ofruar shërbimet dhe njohurinë për shërbimet dhe mundësitë që ka si institucion me vizitat nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi ka deklaruar se gjatë vitit 2011, numri i rasteve të trokitjes së qytetarit në dyert e AP është rritur. “ Rritja prej 15 % e rasteve të zgjidhura pozitivisht në 2010 në krahasim me vitin 2009, kurse këtë vit edhe 10 % më shumë në krahasim me vitin 2010 është edhe tregues i rritjes së besimit në IAP-në” ka theksuar Avokati Kurteshi.

Rastet drejtuar IAP-së janë nga me të ndryshmet , e fushat e shkeljeve të të drejtave të njeriut, e prekin pothuajse të gjitha segmentet e shoqërisë.

IAP ka vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me institucione vendore në nivelin qendror dhe lokal, si dhe me shoqërinë civile. Janë mbajtur një varg Tryezash të rrumbullakëta. Një angazhim i përbashkët, i gjithë palëve, me mbështetjen e OSBE-së, ka qenë organizimi i tri tryezave të rrumbullakëta nga IAP-ja.

Në bashkë organizim me OHCHR-në është shënuar Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut përmes një Tryeze . Tryezë e rrumbullakët është mbajtur edhe me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe tryeza mes IAP-së dhe mediave, në nëntor të këtij viti e cila ka ofruar mundësinë e diskutimit të përbashkët të relacionit Avokati i Popullit- të drejtat e njeriut- media.

Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes IAP-së ,KMDLNJ-së dhe QKRMT-së, ka shënuar inicimin e një mekanizmi transparent dhe të qëndrueshëm për monitorimin e vendeve ku mbahen personat e privuar nga liria, si dhe do të punojë në krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës( MKPT).

Gjithashtu, IAP ka pasur bashkëpunim dhe mbështetje edhe nga institucione dhe mekanizma ndërkombëtar , përfshirë këtu dhe angazhime të përbashkëta që ndikojnë në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Po ashtu vëmendje e veçantë i është kushtuar ngritjes së kapaciteteve të stafit të IAP-së, këmbimi i përvojave dhe njohja me praktikat me të mira evropiane për personelin e IAP-së.
Gjithashtu, Avokati Kurteshi ka theksuar edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar IAP- gjatë këtij viti- mos sigurimi i hapësirës për punë, mos miratimi i numrit të punëtorëve profesional, shkurtimet e buxhetit, çështja e pagave të zëvendës avokatëve.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.