REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

08.9.2015

AVOKATI I POPULLIT KA VIZITUAR PEJËN

8 shtator 2015 - Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, dje ka qëndruar në qytetin e Pejës, në kuadër të një cikli vizitash që planifikohen të realizohen nëpër qendrat regjionale, ku ndodhen zyrat rajonale të Institucionit të Avokatit të Popullit.


Fillimisht ai ka vizituar organizatën Syri i Vizionit(SiV) ku u prit nga zëvendës drejtori i kësaj organizate, z. Qenan Bardhaj me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim, Avokati i Popullit u njoh me punën dhe aktivitetet e kësaj organizate, e po ashtu u bisedua edhe për mundësitë e angazhimit në projekte të përbashkëta të IAP dhe SiV. Z. Jashari ka rikonfirmuar interesimin e tij për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucionit që ai udhëheq dhe shoqërisë civile, duke e vlerësuar me këtë rast potencialin njerëzor dhe profesional që ekziston në organizatat joqeveritare, i cili nuk po shfrytëzohet mjaftueshëm nga niveli qendror apo lokal i institucioneve të vendit.



Më pas, Avokati i Popullit ka takuar kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, me të cilin u bisedua mbi rastet më të shpeshta që paraqiten nga kjo komunë në IAP. Në këtë takim u vu theksi në nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit dhe ofrimit të shërbimeve në favor të qytetarëve.


Gjatë qëndrimit të tij në Pejë, Avokati i Popullit ka vizituar edhe Shkollën Speciale për të Verbër “Xheladin Deda”, me ç ‘rast është takuar me drejtorin e kësaj shkolle, z. Xhavit Kastrati si dhe me mësimdhënës të kësaj shkolle. Z. Jashari u interesua mbi kushtet dhe sfidat me të cilat kjo shkollë përballet, nga të cilat u veçua nevoja e shtimit të stafit, meqë, siç u mësua në takim, tashmë kjo shkollë ka shtuar programet dhe shërbimet që ofron, jo vetëm për fëmijët e verbër, nga mosha parashkollore deri në përfundim të shkollës së mesme të lartë, por edhe për raste me dëmtime të shumëfishta, apo shërbime këshill dhënieje për familjarë apo persona që kujdesen për këta fëmijë. Në këtë vizitë, Avokati i Popullit ka dërguar për nevojat e shkollës një sasi buletinësh në alfabetin Brajl me përmbajtje informuese për mandatin dhe kompetencat e IAP-së.



Në përmbyllje të vizitës së tij në Pejë, Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari ka dhënë intervistë edhe për Radio Pejën, ku paraprakisht u njoh me disa nga sfidat me të cilat përballet kjo radio, në kuadër të tërësisë së rrethanave që ka në përgjithësi media dhe gazetarët në vend.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.