REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.2.2012

AVOKATI I POPULLIT KËRKON TË MBYLLET KAMPI ‘FUSHA E PAJTIMIT”

3 shkurt 2012- Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka vizituar lagjen Fusha e Pajtimit në Prishtinë ku janë të vendosura 17 familje. Qëllimi i vizitës ishte të shihet nga afër gjendja aty, tani kur temperaturat janë shumë të ulta.
”Shqetësuese dhe e papranueshme gjendja e mjerueshme ku jetojnë këta njerëz. Kjo jetë është e padinjitetshme. Aty ku nuk ka dinjitet, as që mund të shkohet më tutje e të flitet për të drejta të njeriut!” u shpreh Avokati i Popullit. i përballur me gjendjen në këtë vendbanim.

Kontejnerë pothuajse të shembur nga bora, njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, mes tyre fëmijë e pleq, të ftohtë, uri e lagështi në ambientet ku ata e bëjnë jetën, janë konstatimet që secili vizitorë mund t’i jap sapo të arrij në këto baraka të arnuara e montuara nga materiale të ndryshme.

Zgjidhja e çështjes së banimit për këto familje tashmë është ekzistenciale. Shumica prej tyre ndodhen në po këto kushte tashmë 5-6 vite. Shqetësues është fakti se përkundër apeleve që u janë bërë institucioneve kompetente, veçmas Komunës së Prishtinës, që ky kamp të mbyllet, autoritetet vazhdojnë të sjellin familje të tjera.

“Mospërfillja institucionale është tashmë diçka që nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë. Ky kamp duhet të mbyllet!” ka thënë z. Kurteshi, i cili u ka bërë apel institucioneve shtetërore të nivelit qendror e lokal, që të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Avokati i Popullit ka vizituar këtë vendbanim edhe gjatë stinës së verës. Që atëherë kanë ndryshuar temperaturat nga njëri ekstrem në tjetrin, por nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket jetës së këtyre njerëzve.

Dëshmitarë të kësaj gjendjeje të rëndë, me përmasat e injorimit institucional dhe njerëzor, ishin edhe gazetarët e mediumeve të ndryshme në vend, të cilët e përcollën Avokatin e Popullit gjatë kësaj vizite.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.