REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.5.2016

AVOKATI I POPULLIT I KOSOVËS NË VIZITË ZYRTARE NË TIRANË

Tiranë, 3 maj 2016 - Me ftesë të Avokatit të Popullit të Shqipërisë, z. Igli Totozani, sot, ishte në Tiranë në një vizitë zyrtare Avokati i Popullit të Kosovës, Z. Hilmi Jashari i shoqëruar nga një delegacion i këtij institucioni.


“Qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë problematika të ngjashme dhe gjenden përpara sfidave të rëndësishme, sic është ajo e integrimit dhe e rritjes së standardeve të jetesës”, tha z. Totozani në takimin me z. Jashari. Avokati i Popullit të Shqipërisë tha se po punojmë intensivisht për të rritur në një nivel të ri marrëdhëniet e bashkëpunimit me zyrën e  Ombudsmanit të Kosovës, në mënyrë që për ato raste të ankesave të qytetarëve shqiptarë, të cilat ne nuk mund t’i ndjekim për shkak të mungesës së kompetencave, t’i adresojmë për zgjidhje pranë Avokatit të Popullit të Kosovës dhe anasjelltas.


Bashkëpunimi mes Ombudsmanëve të Shqipërisë dhe Kosovës është shtrirë përmes një marrëveshje të përbashkët në fushën e Mekanizmit të Parandalimit të Torturës dhe trajtimit të personave me kufizim lirie.  Gjithashtu po vlerësojmë alterantiva për trajnime të përbashkëta, në mënyrë që të rriten edhe kapacitetet profesionale të punonjësve të dy institucvioneve në trajtimin e shumë cështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të  njeriut.


“Marrëdhëniet tona me Avokatin e Popullit të Kosovës janë prioritet, dhe një tjetër objekt i joni I përbashkët është edhe anëtarësimi me të drejta të plota në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të Avokatit të Popullit të Kosovës, sic ishte edhe lobimi i suksesshëm për anëtarësimin me të drejta të plota në AOMF. Nga ana e tij, z. Jashari vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm duke shprehur mirënjohjen  për anëtarësimin në Organizatën e Ombudsmanëve të Mesdheut të Avokatit të Popullit të Kosovës.


Gjatë kësaj vizite në Tiranë, Avokati i Popullit të Kosovës, z. Hilmi Jashari i shoqëruar nga z. Igli Totozani zhvilloi takime edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, Ministrin e Drejtësisë, z. Ylli Manjani, si dhe me Kryetarin e Gjykatës  Kushtetuese, z. Bashkim Dedja.


Një tjetër takim I rëndësishëm ishte edhe ai me Bordin Këshillimor pranë Avokatit të Popullit, I cili përbëhet nga përfaqësues të Shoqërisë Civile me një rol aktiv në zhvillimet e institucionit që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.


(*Lajmi i huazuar nga ueb faqja e Avokatit të Popullit të Shqipërisë)


 


 

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.