REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

10.3.2016

AVOKATI I POPULLIT BËHET ANËTAR ME TË DREJTA TË PLOTA I AOM-it

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u bë sot anëtari i 28-të i Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), krahas Francës, Spanjës, Greqisë, Shqipërisë, Maltës, Marokut, Palestinës, Algjerisë, Izraelit, Sllovenisë, Maqedonisë, Qipros etj. Ky Asociacion është krijuar më 19 dhjetor 2008, në Marsejë, me rastin e mbledhjes së dytë të Rrjetit Mesdhetar të Ombudsmanëve.


Valletta, 10 mars 2016 - Nën organizmin e Ombudsmanit të Maltës, më 9 - 10 mars 2016, në Valletta, kryeqyteti i Maltës, po mbahet Takimi i nëntë i Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM - Association of the Mediterranean Ombudsmen ), ku Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) u pranua anëtar me të drejta të plota.


Kërkesa e Avokatit të Popullit të Kosovës për anëtarësim në këtë Asociacion u diskutua në ditën e dytë të punimeve, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit. Me këtë rast u tha se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e AOM-it dhe kriteret e paracaktuara dhe së këndejmi plotëson kushtet e kërkuara për të qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera nacionale të të drejtave të njeriut, anëtare të këtij Asociacioni. Më pas, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme deklaruan veç e veç votën e tyre, gjë që rezultoi me pranimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, si anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM).


Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM) është një hap i radhës në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.


 


Tema qëndrore e këtij takimi të AOM-it ishte “Ombudsmani - aktor kyç për Qeverisjen e mirë”. Diskutimet theksuan fuqishëm rolin kyç që institucionet e Ombudsmanëve/Mediatorëve kanë për të ndikuar në qeverisjen e mirë të shteteve dhe forcimin e demokracive, ashtu siç kanë rëndësinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shtetet ku veprojnë. Një pjesë e diskutimeve i kushtuan vëmendje bashkëpunimit të institucioneve anëtare të AOM-it, jo vetëm në këmbimin e përvojave, por edhe për mundësitë për trajnim dhe studime të avancuara lidhur me institucionet e Ombudsmanëve dhe qeverisjen e mirë. U theksua se ndërtimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe një komunikimi dinamik mes vetë këtyre institucioneve ndikon në respektimin dhe fuqizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në vendet respektive. Gjithashtu, në sesion të veçantë të punimeve të këtij takimi, u diskutua mbi rolin e Ombudsmanëve në koordinimin e aktiviteteve në çështje që kanë të bëjnë me çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kohë krizash ekonomike dhe politike, terrorizmin dhe migrimin jo të rregullt e krizat me refugjatët.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.