REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

09.12.2015

AVOKATI I POPULLIT ME BASHKËPUNËTORË NË VIZITË INSTITUCIONIT HOMOLOG NË PARIS

Paris, 9 dhjetor 2015 - Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, po qëndron në një vizitë tre ditore në Paris, me ç‘rast është takuar me homologun e tij francez, z. Jacques Toubon dhe kolegë të tij nga  "Défenseur des Droits" (Mbrojtësi i të Drejtave). Dy homologët nga institucionet respektive në Francë dhe në Kosovë, biseduan për mandatin dhe përgjegjësitë që kanë, sfidat me të cilat përballen dhe perspektivat e punës që bëjnë.


Gjatë qëndrimit në Francë, delegacioni nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka pasur rastin të dëgjoj përvojat e kolegëve francez në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat dhe në sektorin publik. Përvoja franceze kontribuon në zhvillimin e mekanizmit të ankesave për rastet e diskriminimit dhe në zbatimin praktik të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, ku përfshihen, bashkë me Ligjin për Avokatin e Popullit, edhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për barazi gjinore, që kanë hyrë në fuqi në korrik të këtij viti.


Vizita në Francë është po ashtu e përqendruar në aspektin e promovimit të barazisë dhe qasjes në të drejta, marrëdhënieve me Parlamentin, marrëdhënieve me institucionet dhe partnerët tjerë, si dhe në komunikimin, promovimin dhe trajnimet.



Gjatë ditës së sotme, Avokati i Popullit me bashkëpunëtorët e tij, do të takojnë edhe znj. Anne-Sophie BONNET, kreu i Kontrollorit të Përgjithshëm të vendeve të privimit nga liria (Contrôleur Général des lieux de privation de liberté) dhe kolegë të saj, me ç’ rast këmbimi i përvojave do të fokusohet në aspekte të mandatit, organizimit dhe funksionimit të Mekanizmit për parandalimin e torturës, i cili, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Avokatin e Popullit do të funksionojë si mekanizëm i veçantë në kuadër të IAP-së. Po ashtu, një pjesë e agjendës së kësaj vizite vuri theksin në dialogun me institucionet publike, shoqërinë civile, mediat dhe zbatimin e rekomandimeve.


Vizita në Francë është organizuar dhe financuar nga TAIEX / Komisioni Evropian dhe Ambasada e Francës në Kosovë.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.