|
 |
AVOKATI I POPULLIT SAMI KURTESHI
|
"Për ndërtimin e një sistemi shoqëror të drejtë, human dhe demokratik, baraspesha midis shtetit ligjor dhe social, si dy kundërshti të pashmangshme, duhet të jetë shoqërisht e pranueshme, ligjërisht e drejtë dhe institucionalisht e zbatueshme.
E kjo baraspeshë do të jetë e pranueshme kur bëhet normë e përgjithshme shoqërore, e cila kodifikohet ligjërisht.
Kjo mund të arrihet dhe ka kuptim vetëm kur në procesin e krijimit të ligjeve të vendit garantohet një pjesëmarrje e gjerë, që mundëson përfshirjen e interesave të sa më shumë shtresave dhe grupeve shoqërore, mundësisht të të gjithave".
|
|
|
|
 |
|
► RAPORTET |
|
|
|
► PUBLIKIMET |
|
|
|
► LETËR KËMBIMI |
|
|
|
► SHPALLJET |
|
|
|
► VEGËZA |
|
|
|
 |
|
WEBMAIL
|
|
NË LINJË: 00001 VIZITORË |
|
|
 |
|
- Ç’është Institucioni i Avokatit të Popullit?
Avokati i Popullit është institucion i pavarur, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për Avokatin e Popullit, që për mision ka mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Republikën e Kosovës.
|
|
|
- Kush mund të ankohet tek Avokati i Popullit?
Çdo person fizik apo juridik i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim apo mosveprim të kundërligjshëm, keqadministrim të organeve shtetërore, organeve të tjera dhe organizatave që ushtrojnë autoritet publik për llogari të tyre, mund të paraqesë ankesë te Institucioni i Avokatit të Popullit për fillimin e procedurës.
|
|
|
- Cilat ankesa nuk shqyrtohen nga Avokati i Popullit?
Avokati i Popullit nuk mund t’i shqyrtojë ankesat kundër personave privatë (përveç atyre që kanë të bëjnë me pohimet për diskriminim); ankesat kundër vendimeve të gjykatave; ankesat kundër autoriteteve jashtë Kosovës, si dhe ankesat në rastet kur palët nuk i kanë shfrytëzuar mjetet e mundshme juridike.
|
|
|
- Si vepron Avokati i Popullit me rastin e përfundimit të hetimeve?
Nëse Avokati i Popullit konstaton çfarëdo shkelje ose keqpërdorim të autoritetit, ai nxjerr vendim me të cilin palëve përgjegjëse u rekomandon ndërmarrjen e masave përkatëse për evitimin e shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut brenda një afati të caktuar. Nëse autoritetet përkatëse nuk zbatojnë rekomandimet, Avokati i Popullit e njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës për këtë çështje dhe mund të dalë me deklaratë publike.
Nëse, pas një shqyrtimi të kujdesshëm të të gjitha fakteve të përmendura në ankesë, Avokati i popullit vlerëson se nuk ka shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim të autoritetit, ai e mbyll rastin, duke dhënë arsyet për vendimin e marrë.
|
|
|
- Kontakti me Avokatin e Popullit dhe parashtrimi i ankesës?
Çdo qytetar mund të parashtrojë ankesë në zyrën qendrore dhe në zyrat rajonale,të Institucionit të Avokatit të Popullit, në këtë mënyrë:
• Duke u paraqitur personalisht në njërën nga zyrat e IAP-së;
• Duke e mbushur këtë formular;
• Nëpërmjet linjës urgjente të telefonit të IAP-së (pa pagesë);
• Nëpërmjet faksilimeve (me telefaks);
• Nëpërmjet postës elektronike (me e-mail);
• Në ndonjë mënyrë tjetër.
|
|
|
|
|
 |
Zyrat e Avokatit të Popullit
Zyra Qendrore - Prishtinë
|