KUMTESĖ: Avokati i Popullit apelon qė tė respektohet udhėzimi adminstrativ pėr mjetet piroteknike

                                                 

 

                                                       

Republika e Kosovës • Republika Kosova • Republic of Kosovo

Institucioni i Ombudspersonit • Ombudsperson Institucija • Ombudsperson Institution

                                   ______________________________________________________________________

 

29 dhjetor 2009                                                            KUMTESË PËR MEDIA

  Prishtinë

 

AVOKATI I POPULLIT APELON QË TË RESPEKTOHET

UDHËZIMI ADMINSTRATIV PËR MJETET PIROTEKNIKE

Në prag të festave të fundvitit çdo ditë popullata e Kosovës po ballafaqohet me krismat e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike, të shkrepura pa kontroll dhe nga çdo grupmoshë, edhe pse përdorimi i mjeteve të tilla piroteknike është e rregulluar me udhëzimin administrativ 26/2008, i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ky udhëzim specifikon qartë periudhën për përdorimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike. Periudha e  caktuar  është prej 26 dhjetorit deri më 2 janar, kurse mosha e personave të cilat kanë të drejtë t’i shesin dhe blejnë këto mjete piroteknike,  është mbi 18 vjeç.

 Në praktikë nga ajo që shifet dhe dëgjohet në rrugët e vendbanimet e Kosovës, ky udhëzim nuk është duke u zbatuar, çoftë nga shitësit ambulantë apo edhe nga individët që i aktivizojnë këto mjete piroteknike. Nëpër rrugët e vendbanimet dhe nga terasat e ndërtesave, në të shumtën e rasteve vërehen fëmijë të grupmoshave të ndryshme nën moshën 18 vjeç që aktivizojnë këto mjete të rrezikshme. Një qasje e tillë  dhe indiferencë organeve kompetente ngritë shqetësime.

 Statistikat e periudhës së njëjtë të fundvitit të kaluar tregojnë se, nëpër qendrat emergjente në tërë Kosovën ndihmë kanë kërkuar një numër i konsiderueshëm i të lënduarve,  ndërsa vetëm në Prishtinë janë trajtuar më shumë se 100 raste të djegieve dhe dëmtimit të gjymtyrëve të trupit nga këto mjete piroteknike.

 Në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i mjeteve piroteknike, Avokati i Popullit apelon tek organet kompetente që të përqendrojnë vëmendjen e tyre në respektimin e udhëzimit administrativ, për mënyrat dhe kushtet e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Avokati i Popullit  apelon po ashtu  tek qytetarët,  që të respektojnë normat ligjore  për përdorimin e mjeteve piroteknike, në mënyrë që  çdo familje  të festojë  e lumtur dhe  e gëzuar, pa pasoja tragjike.

 Me këtë rast Avokati i Popullit ua uron vitin e ri gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

Shërbimi për informim të IOK

Search

Gjeni zyrėn mė tė afėrt tė Avokatit tė popullit

Fotot e fundit

  • Avokati i Popullit Sami Kurteshi priti Danush Ademin, Kryetar i PDAK-sė, me bashkpunėtorėt Gani Elshani dhe Asllan Kryziun, tė cilt prezantuan problemet e komunitetit ashkali, 03.09.2010

  • Sami Kurteshi, Avokat i Popullit priti pėrfaqėsuesit e OJQ-sė “HENDIKOS”, tė cilėt prezantuan gjendjen reale te personave me aftėsi tė kufizuar dhe kėrkuan pėrkrahjen e AP. 02.09.2010