|
 |
AVOKATI I POPULLIT SAMI KURTESHI
|
"Për ndërtimin e një sistemi shoqëror të drejtë, human dhe demokratik, baraspesha midis shtetit ligjor dhe social, si dy kundërshti të pashmangshme, duhet të jetë shoqërisht e pranueshme, ligjërisht e drejtë dhe institucionalisht e zbatueshme.
E kjo baraspeshë do të jetë e pranueshme kur bëhet normë e përgjithshme shoqërore, e cila kodifikohet ligjërisht.
Kjo mund të arrihet dhe ka kuptim vetëm kur në procesin e krijimit të ligjeve të vendit garantohet një pjesëmarrje e gjerë, që mundëson përfshirjen e interesave të sa më shumë shtresave dhe grupeve shoqërore, mundësisht të të gjithave".
|
|
|
|
 |
|
|
|
 |
| Telegram ngushëllimi |
 |
23/07/2012
Prishtinë, 23 korrik 2012 - Me rastin e vdekjes së poetit dhe zërit të kulturës shqiptare Ali Podrimja, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi shpresh ngushëllimet e sinqerta familjareve të tij, të afërmëve e miqve.
Humbja e poetit që la gjurmë të pashlyera në letërsinë kombëtare e kapërceu kufinjtë e saj, e bën dhimbjen për Ali Podrimjen pjesë të secilit, ashtu siç poezia që shkroi ai përçon në mënyrë të veçantë botën e tij prej njeriu dhe artisti.
Sinqerisht,
Sami Kurteshi
Avokat i Popullit |
< prapa
|
|
|
|
 |
Zyrat e Avokatit të Popullit
Zyra Qendrore - Prishtinë
|