Financimi
Gjatë periudhës për të cilën po raportohet, nga korriku 2006 deri në qershor 2007, Institucioni i Ombudspersonit përdori fonde nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, nga Korporata Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (KZZHN) dhe nga qeveritë e vendeve në vijim: Austria, Belgjika, Finlanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Projektet:
SIDA
Në shtator të vitit 2005, Institucioni i Ombudspersonit filloi realizimin e projektit trevjeçar të financuar nga SIDA me qëllim që punonjësve të Institucionit tu ofrohet aftësim dhe trajnim në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, administratës së përgjithshme dhe menaxhimit të zyrës, si dhe shkathtësi në përkthim. Partneri zbatues i projektit është Këshilli i Evropës.
Në këtë periudhë për të cilën po raportohet, SIDA financoi një seminar mbi sundimin e së drejtës dhe qeverisjes së mirë, kurset në gjuhën angleze në terminologjinë ligjore në zyret e Shkollës së Kembrixhit në Prishtinë, një vizitë studimore në Zyrën e Ombudsmanit Hungarez dhe pjesëmarrja e anëtarëve të personelit te Institucionit në një mori shkollash verore në sundimin e ligjit dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Këto përfshin një shkollë verore të të drejtave të njeriut organizuar nga Fondacioni i Helsinkit Polak për të drejtat e njeriut, trajnimi u mbajt në Londër dhe u organizua nga organizata Public Administration International në atë se si munden ombuds-institucionet të përmirësojnë shërbimet e tyre ndaj publikut, si edhe trajnim në ndërtimin e paqes dhe transformimi i konfliktit organizuar në Cluj Napoca në Rumani nga Rrjeti kalues për transformimin e konfliktit me mjete paqësore. SIDA gjithashtu financoi pjesëmarrjen e menaxherit të prokurimit të Institucionit në një kurs nëntë mujor në prokurim në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë. Qysh nga periudha e fundit raportuese, një ekspert i Këshillit të Evropës është duke përgatitur një sistem të të dhënave të bazës për menaxhimin e rastit, i cili u testua në prill të vitit 2007 dhe pritet të instalohet në korrik të vitit 2007.
Projekti i SIDA gjithashtu përfshiu trajnimin në përkthim simultan dhe një vizitë në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime për Ish Jugosllavinë për përkthyesit e Institucionit të Ombudspersonit. Një trajnim tjetër i financuar nga SIDA dhe implementuar nga Këshilli Evropian në këtë periudhë për të cilën po raportohet përfshin kurse në shkrime akademike në gjuhën shqipe dhe serbe e zhvilluar nga një ekspert nga Kuvendi i Kosovës, si edhe sesione të ndryshme trajnimi për personelin administrativ për buxhetin, burimet njerëzore dhe menaxhimin e zyrës.
AUSTRIA
Në pajtim me një marrëveshje me Agjencinë Austriake për Zhvillim në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, ky donacion i pranuar në dhjetor të vitit 2004 ka vazhduar të financoj zyrën në terren në Graçanicë të Institucionit të Ombudspersonit, gjatë periudhës për të cilën po raportohet.
BELGJIKA
Qeveria e Belgjikës ka vazhduar të siguroi donacione në periudhën për të cilën po raportohet. Në pajtim me marrëveshjen me donatorin, fondi i Belgjikës është përdorur për të paguar pagat për dy punonjës specialist dhe për ta publikuar Informatorin periodik në katër gjuhë. Ky projekt është ende në vazhdim.
FINLANDA
Si pjesë e një projekti të nxitur ne fund të vitit 2004, Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, vazhdoi për të paguar pagat për dy përkthyes të lartë me kualifikime të larta në Institucionin e Ombudspersonit.
LIHTENSHTAJNI
Deri në fund të vitit 2006, ky donacion u shfrytëzua për ti mbuluar pagën e menaxherit të teknologjisë së informative në Institucion..
NORVEGJIA
Deri kah fundi i vitit 2006, donacioni norvegjez u shfrytëzua për të paguar tre juristë dhe për të mbuluar shpenzimet e një numri publikimesh të Institucionit, aktivitetet e grupit të të drejtave të fëmijëve dhe shërbimet e jashtme të përkthimit.
Në janar të vitit 2007, Institucioni i Ombudspersonit pranoi edhe një donacion nga Norvegjia për një projekt të ri. Ky donacion u shfrytëzua për të mbuluar shpenzimet e publikimeve dhe përkthimeve, projektet e veçanta të Grupit të të Drejtave të Fëmijëve (GDF) në Institucion dhe Njësisë për Barazi Gjinore (NjBGJ), dhe pagimin e personelit profesionist që punon në zyrën e Institucionit në teren në Graçanicë.
TURQIA
Gjatë periudhës për të cilën raportohet, ky donacion u shfrytëzua për të mbuluar shpenzimet për publikimet e Institucionit të Ombudspersonit në gjuhën turke. Projekti ende është në vazhdim.
SHBA
Kontributi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Institucionin e Ombudspersonit, që nga viti 2001, ka përkrahur shpenzimet e përgjithshme dhe për ta paguar pagën e Ombudspersonit të mëparshëm ndërkombëtar. Në dhjetor të vitit 2005, sipas udhëzimeve të qeverisë së ShBA-ve, objektiva e fondit u ndryshua për të mbuluar iniciativën për ndërtimin e kapacitetit të Institucionit të Ombudspersonit. Partner zbatues i këtij fondi është Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Gjatë periudhës për të cilën po raportohet, ky fond është shfrytëzuar për të mbuluar shpenzimet e Kursit të biznesit në gjuhën angleze për personelin administrativ në Institucion dhe një vizitë nga dy juristë të zyrave të Ombudspersonit në Tuscany, Itali, si pjesë e një programi shkëmbyes në mes të Institucionit të Ombudspersonit dhe Ombudsmanit të komunave pjesëmarrëse të Valdinievole (Tuscany). Përveç kësaj, nga donacioni u mundësua blerja e një softueri të kontabilitetit dhe pajisjeve të zyrës, të cilat ishin shumë të nevojshme për zyrat kryesore në Prishtinë.
Një pjesë e madhe e këtij donacioni u shfrytëzua për të financuar Konferencën e parë Ombudsmanëve të rajonit.. Konferenca u mbajt më 8 dhe 9 qershor 2007 në Prishtinë dhe u titullua Përkrahja dhe pengesat në mbrojtjen e të drejtave të djeriut. Fondi përfundoi në fund të qershorit 2007.


