Mandati Ynė

Cili është mandati i ynë?
Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë (IOK) është një organizatë e pavarur, e cila ka mandat të shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të autorizimeve nga autoritetet publike në Kosovë. Institucioni zhvillon hetime, publikon raporte dhe ofron shërbime juridike dhe avokim publik.
Institucioni ka mandat për të monitoruar veprimet dhe ligjet e aprovuara nga ana e autoriteteve lokale për të siguruar që ato i respektojnë standardet e të drejtave të njeriut dhe kërkesat e qeverisjes së mirë. Në rastet kur institucioni konsideron që një praktikë ose situatë e përgjithshme ndikon jo vetëm në një individ ose një grup të tyre por në tërë qytetarët si tërësi, dhe në të njëjtën kohë nuk është në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ai do të nxjerrë një Raport Special ku do të përfshihen rekomandimet për Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ-të).
Institucioni gjithashtu ka kompetencë që të veprojë në mënyrë të pavarur kur pranon informata dhe mund të hapë hetime ex officio në mungesë të ankesës individuale (shih Raportet ex-officio).

Si mund të ndihmojmë?
Nëse hetuesit e institucionit gjejnë së ka shkelje të të drejtave të njeriut, përfaqësues të institucionit mund të kërkojnë zgjidhje përmes kanaleve të ndryshme. Institucioni i Avokatit të Popullit mund, për shembull,  të ndërmjetësojë në mes ankuesve dhe autoriteteve lokale, rekomandojë veprime për autoritetet lokale, publikojë raporte, apo të ngritë brengat e tij përmes mediave.
Në rastet që kanë të bëjnë me ankesat e kosovarëve drejtuar autoriteteve publike jashtë Kosovës, Institucioni i Avokatit të Popullit mund t’i ofrojë shërbimet e tij të mira duke ofruar këshilla apo përkrahje tjetër. Institucioni gjithashtu mund t’ia përcjellë rastet e tilla Ombudsmanit kompetent ose ndonjë institucioni tjetër të natyrës së njëjtë në shtetin përkatës.
Ndonëse monitoron pajtueshmërinë e gjyqësorit me standardet e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit nuk zëvendëson gjykatën dhe nuk mundet që në mënyrë të drejtpërdrejtë të hetojë krimet, ndryshojë aktvendimet e gjykatës apo të lëshojë vendime detyruese.
Institucioni i Avokatit të Popullit nuk merret me kontestet mes personave privatë dhe nuk ka juridiksion mbi administratën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) e as mbi KFOR-in, forcën ushtarake përgjegjëse për siguri në territorin e Kosovës.

Kush mund të ankohet ?
Institucioni i Avokatit të Popullit pranon dhe heton ankesa nga çdo person në Kosovë që beson se të drejtat e saj/tij i janë shkelur nga ndonjë autoritet publik lokal në Kosovë
Të gjitha shërbimet janë falas.

Search

Gjeni zyrėn mė tė afėrt tė Avokatit tė popullit

Fotot e fundit

  • Avokati i Popullit Sami Kurteshi priti Danush Ademin, Kryetar i PDAK-sė, me bashkpunėtorėt Gani Elshani dhe Asllan Kryziun, tė cilt prezantuan problemet e komunitetit ashkali, 03.09.2010

  • Sami Kurteshi, Avokat i Popullit priti pėrfaqėsuesit e OJQ-sė “HENDIKOS”, tė cilėt prezantuan gjendjen reale te personave me aftėsi tė kufizuar dhe kėrkuan pėrkrahjen e AP. 02.09.2010