Bazat ligjore

Institucioni i Avukatit të Popullit në Kosovë (IAPK) u themelua në vitin 2000 me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38, që i jepte mandat për të hetuar ankesa kundër UNMIK-ut dhe administratës lokale publike.

Në shkurt 2006, u shpall Rregullorja e UNMIK-ut 2006/6, e cila zëvendësoi Rregulloren 2000/38. Sipas Rregullores së re, Institucioni i Avukatit të Popullit ka mandat që të hetojë ankesa kundër autoriteteve lokale apo organeve tjera të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (IPVQ), por nuk ka më mandat që të hetojë ankesa kundër organeve administrative ndërkombëtare në Kosovë.

Rregullorja e UNMIK-ut 2006/06 gjithashtu parasheh një strukturë të re organizative, e cila pasqyron procesin e vazhdueshëm të kalimit të IOK-së në duart e vendorëve. Ky proces ka filluar në fund të vitit 2005, kur,  Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Søren Jessen-Petersen, emëroi z. Hilmi Jashari, që në atë kohë kryente detyrën e zëvendës i Avukatit të Popullit, si Ushtrues të detyrës së Avukatit të Popullit.

Z. Jashari do të vazhdojë të kryejë dy funksionet, atë të zëvendësit dhe Ushtruesit të detyrës së Avukatit të Popullit, deri në zbatimin e plotë të strukturës organizative siç është përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/06.

Struktura në fjalë përbëhet nga një Ombudsperson vendor, një zëvendës kryesor të Ombudspersonit dhe tre zëvendës të tjerë të Avukatit të Popullit, ku të gjithë duhet të emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Procedura e Kuvendit për zgjedhjen e Avukatit të Popullit, ka përfundura me zgjedhjen z. Sami Kurteshit, Avokat i popullit të parë vendor nga Kuvendi i Kosovës, më  04 Qershor 2009, me një mandat pesë vjeçar.

Për më tepër informata:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Rregullore nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë

Rregullorja e UNMIK-ut 2000/38 mbi Themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë

Rregullorja e UNMIK-ut 2006/06 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë

Rregullat Procedurale për Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë

 

Search

Gjeni zyrėn mė tė afėrt tė Avokatit tė popullit

Fotot e fundit

  • Avokati i Popullit Sami Kurteshi priti Danush Ademin, Kryetar i PDAK-sė, me bashkpunėtorėt Gani Elshani dhe Asllan Kryziun, tė cilt prezantuan problemet e komunitetit ashkali, 03.09.2010

  • Sami Kurteshi, Avokat i Popullit priti pėrfaqėsuesit e OJQ-sė “HENDIKOS”, tė cilėt prezantuan gjendjen reale te personave me aftėsi tė kufizuar dhe kėrkuan pėrkrahjen e AP. 02.09.2010