Avokati i Popullit i mėparshėm

 

Ish Ombudspersoni ndërkombëtar, Z. Marek Antoni Nowicki
(korrik 2000 – dhjetor 2005) 

Z. Marek Antoni Nowicki, mbajti postin e Ombudspersonit nga 11 korriku 2000 deri më 31 dhjetor 2005. Ai fillimisht u emërua Ombudsperson në Kosovë më 11 korrik 2000, nga z. Bernard Kouchner, PSSP në atë kohë, në pajtim me rekomandimin e Kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Më 11 korrik 2002, z. Michael Steiner, PSSP në atë kohë, e vazhdoi mandatin e z. Nowicki si Ombudsperson në Kosovë edhe për dy vjet te tjera deri më 10 korrik 2004. Më 26 maj 2004, z. Harri Holkeri, PSSP në atë kohë, e vazhdoi mandatin e Ombudspersonit deri më 10 korrik 2005. Më 4 maj 2005, z. Søren Jessen-Petersen, PSSP në atë kohë, vendosi ta vazhdojë për herë të fundit mandatin e z. Nowicki deri më 31 dhjetor 2005, kur udhëheqja e Institucionit kaloi tërësisht në duart e vendorëve.

Z. Nowicki ka lindur në vitin 1953 dhe është perlet nacionalitetit polak. Prej vitit 1987, ai është anëtar i Odës së Avokatëve të Polonisë. Ai ka një histori të gjatë të aktiviteteve për të drejtat e njeriut që filloi në vitin 1982, kur, gjatë periudhës së qeverisjes ushtarake në Poloni veproi si kolumnist i shtypit të rezistencës dhe bashkëpunëtor i lëvizjes “Solidarnosc”.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, z. Nowicki bashkë-themeloi Komitetin e Helsinkit në Poloni. Gjatë periudhës mes 1990 – 1993, ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (IHF) në Vjenë, kurse gjatë 1992 – 1993 ishte Ushtrues i detyrës së Kryetarit të këtij Fondacioni.

Nga viti 1993 deri më 1999, z. Nowicki ishte anëtar i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ai është kryetar i Fondacionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Varshavë dhe anëtari polak i Rrjetit të Bashkimit Evropian të Ekspertëve të Pavarur për të Drejtat Themelore.

Pas pesë vjet e gjysmë të mbrojtjes dhe promovimit të  drejtave të njeriut në Kosovë, mandati i z. Nowicki si Ombudsperson përfundoi më 31 dhjetor 2005, ku më pas zëvendësi i Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari, u emërua Ushtrues i detyrës së Ombudspersonit.

Shtypni këtu për të lexuar rubrikën e z. Nowicki “Në besim”. Rubrika është botuar rregullisht në shtypin vendor dhe ndërkombëtar gjatë kohës kur z. Nowicki ishte Ombudsperson i Kosovës.

Search

Gjeni zyrėn mė tė afėrt tė Avokatit tė popullit

Fotot e fundit

  • Avokati i Popullit Sami Kurteshi priti Danush Ademin, Kryetar i PDAK-sė, me bashkpunėtorėt Gani Elshani dhe Asllan Kryziun, tė cilt prezantuan problemet e komunitetit ashkali, 03.09.2010

  • Sami Kurteshi, Avokat i Popullit priti pėrfaqėsuesit e OJQ-sė “HENDIKOS”, tė cilėt prezantuan gjendjen reale te personave me aftėsi tė kufizuar dhe kėrkuan pėrkrahjen e AP. 02.09.2010