Zėvendėsit e Avokatit tė Popullit

Zëvendësi i Avokatit të Popullit, Z. Hilmi Jashari
Z. Hilmi Jashari ka lindur në vitin 1969 në Mazgit, në Kosovën qendrore. Pasi që diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë më 1993, z. Jashari filloi të punojë si sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Obiliq, në organizatën më të madhe joqeveritare për të drejtat e njeriut në Kosovë . Në vitin 1994 dhe 1995, z. Jashari ishte i përfshirë në aktivitetet e shoqatave të ndryshme shqiptare jashtë vendit. Nga viti 1996 deri më 1998, ai punoi si asistent ligjor në zyrën e një avokati në Prishtinë.
Z. Jashari punon në Institucionin e Avukatit të Popullit që nga themelimi i tij në vitin 2000, duke filluar punën si jurist dhe në korrik 2001 është caktuar Drejtor i Hetimeve. Në mars 2004, ai emërohet si zëvendës Ombudsperson nga z. Harri Holkeri, PSSP në atë kohë. Mandati i tij është vazhduar nga z. Søren Jessen-Petersen, PSSP, më 15 korrik 2005.
Pas largimit të Ombudspersonit ndërkombëtar, z. Marek Antoni Nowicki, z. Søren Jessen-Petersen, PSSP, emëroi z. Jashari si Ushtrues të detyrës së Ombudspersonit për një periudhë kohore nga 1 janari 2006 deri më 4 qershor 2009 kur Kuvendi i Kosovës zgjedhi Avokatin e Popullit.
Z. Jashari vazhdon të kryejë detyrën e zëvendës i Avokatit të Popullit.


