mbylle

Sami Kurteshi

AVOKATI I
POPULLIT

SAMI KURTESHI

"Për ndërtimin e një sistemi shoqëror të drejtë, human dhe demokratik, baraspesha midis shtetit ligjor dhe social, si dy kundërshti të pashmangshme, duhet të jetë shoqërisht e pranueshme, ligjërisht e drejtë dhe institucionalisht e zbatueshme.

E kjo baraspeshë do të jetë e pranueshme kur bëhet normë e përgjithshme shoqërore, e cila kodifikohet ligjërisht.

Kjo mund të arrihet dhe ka kuptim vetëm kur në procesin e krijimit të ligjeve të vendit garantohet një pjesëmarrje e gjerë, që mundëson përfshirjen e interesave të sa më shumë shtresave dhe grupeve shoqërore, mundësisht të të gjithave".

  RAPORTET
  PUBLIKIMET
  LETËR KËMBIMI
  SHPALLJET
  VEGËZA
WEBMAIL
NË LINJË: 00001 VIZITORË
AVOKATI

Z.Sami Kurteshi, Avokat i Popullit

Sami Kurteshi, është Avokati i popullit i parë vendor i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, më  04 Qershor 2009, me një mandat pesë vjeçar.

Sami Kurteshi, u lind më 05.06.1960 në Gjilan, Kosovë.  Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje dhe studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Elektroteknikës, si dhe gjuhë e letërsi angleze.

Për shkak të rrethanave politike në Kosovë pas demonstratave  të vitit 1981, pjesëmarrës aktiv i të cilave ishte, z. Kurteshi emigroi në botën e jashtme. Pas kthimit për shkak të i veprimtarisë së tij, nga pushteti i atëhershëm i ish-Jugosllavisë u arrestua dhe iu shqiptua dënimi prej 9 vjetëve, të cilin e vuajti në burgjet e Beogradit dhe Pozharevcit.

Pas lirimit nga burgu, në vitin 1991, z. Kurteshi u inkuadrua në Këshillin për Mbrojtjen e të  Drejtave  dhe Lirive të Njeriut -  KMDLNJ në Prishtinë, si redaktor i publikimeve. Ndërsa gjatë viteve 1992 – 1995 ishte anëtar i Kryesisë së KMDLNJ-ës dhe udhëheqës i Sekretariatit Qendror të KMDLNJ-ës, ndërsa 1995 – 1996 ishte Sekretar i  Përgjithshëm i KMDLNJ.

Në vitet 1992, deri 1996 ka qenë pjesëmarrjes i rregullt në sesionet e Komisionit dhe të Nën-Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut në Gjenevë dhe bashkautor i disa Rezolutave të Komisionit për Kosovën.

Në Maj 1995, i konfiskohet pasaporta Jugosllave në Aeroportin e Prishtinës, me rastin e kthimit nga Punimet e Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. I ndjekur nga regjimi serb i asaj kohe,  z. Kurteshi migron në Zvicër dhe fillon studimet në Universitetin e Bernit Shkenca politike, Sociologji, ekonomi dhe të Drejtën Ndërkombëtare. Ndërsa nga 2000/01 studion në Shkenca Politike, Sociologji, dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Cyrihut. Në vitin 2006 merr titullin e Magjistrit të Shkencave Politike (Master of Arts).

Veprimtaria, pastaj edhe puna e tij vazhdon edhe nëpër institucione të rëndësishme shtetërore të Zvicrës, ku në vitet ’97/2001 ishte bashkëpunëtor profesional i Organizatës Zvicerane për Refugjatë (Schweizerische Flüchtlingshilfe SFH). Bashkëpunëtor i Televizionin shtetëror Zviceran SF1. Në vitet ’99/2005 ishte  bashkëpunëtor dhe udhëheqës i kurseve të ndryshme profesionale për bashkëpunëtorët e organizatave zvicerane për të drejtat e njeriut dhe për refugjatë: HEKS, SAH, SRK.

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, z. Kurteshi u mor edhe me organizimin e komunitetit shqiptar në këtë shtet, duke themeluar shoqatat kulturore të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër (Cyrih, Siebnen, Basel, Bern, Bad Ragaz, Buchs)

Z, Kurteshi është autor, bashkautor dhe redaktor i disa publikimeve, analizave dhe raporteve të ndryshme. Ka përkthyer dy libra dhe ka publikuar në gjuhë të ndryshme (gjermanisht–shqip dhe anasjelltas).

Që nga viti 2003 vazhdon të jetë edhe Docent privat pranë Qendrës Zvicerane për Edukimin e Personelit të Burgjeve në Zvicër (Schweizerische Ausbildungszentrumfür das Strafvollzugspersonal – SAZ) në Fribourg.   

Z. Kurteshi flet disa gjuhë të huaja, si: Anglisht, Gjermanisht, Serbokroatisht, ndërsa ka njohja elementare në gjuhën Frënge dhe Italisht.

 

 

Zyrat e Avokatit të Popullit
Zyra Qendrore - Prishtinë
Zyrat Rajonale
Prizren
Pejë
Mitrovicë
Gjilan
Gracanica